Formula 1 I pakategorizuar Sport

FORMULA 1/ Mungon Hamilton, Bottas siguron “pole position” në pistën e Sakhir

Piloti finlandez Valtteri Bottas me Mercedes siguroi sot në mbrëmje “pole position” në pistën e Sakhir (Bahrein), të vlefshme për garën e Cmimit të Madh të Sakhir, gara e parafundit sezonale në Formula 1.

Bottas dha kohën 53”377, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës George Russell, pilotin që zëvendëson Lewis Hamilton (nuk garon pasi është pozitiv me Covid-19). I treti u klasifikua Max Verstappen me Red Bull.

Në vendin e katërt u rendit Charles Leclerc me Ferrari, ndërsa shoku i tij i skuadrës Sebastian Vettel u klasifikua në vendin e 13-të. Nesër në mbrëmje, me drita, do të zhvillohet gara e Sakhir (87 xhiro).

Related posts

MAN UNITED – HUDDERFIELD/ Vendasit do të tentojnë vazhdojnë formën pas goleadës (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ZËVENDËSUESI I DEJVI BREGUT/ Teuta akord me një holandez që ka shënuar 40 gola (VIDEO)

Delo.autor

“KY ËSHTË BAYERNI MË I MIRË QË KAM LUAJTUR”/ Muller: Neymar dhe Mbappe? Sulmi ynë…

Delo.autor

Leave a Comment