Futboll La Liga Sport

REAL MADRID-BARCELONA/ Fate paralele për të dy gjigantët spanjoll, nga kriza në lojë për dopietën e titujve

Sezoni për Realin e Madridit dhe për Barcelonën ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore dhe pozitivisht. Duket sikur ka kaluar një jetë nga “El Clasico”-n e parë që u zhvillua në Katalonjë dhe u fitua nga skuadra e Zinedin Zidanit.

Në atë kohë, të dyja skuadrat ishin në krizë dhe i trembeshin faktit që mund ta mbyllnin këtë sezon pa trofe. Te Reali ishte duke u diskutuar e ardhmja e Zidanit dhe një humbje në atë sfidë mund të rezultonte fatale për stolin e tij. Mirëpo, francezi arriti ta fitonte dhe ta përçonte krizën në kampin tjetër. Nga tetori në prill janë 6 muaj dhe ndryshimi është i frikshëm dhe i dukshëm. Përveçse kuptohet në fushën e lojës që të dyja skuadrat luajnë më mirë, prodhojnë futboll dhe raste.

Pavarësisht mungesave të shumta që kanë pasur, kanë ditur që të reagojnë dhe të qëndrojnë në “jetë”. Nga një sezon që mund të ishte i tmerrshëm për të dyja tifozëritë, tani është një tjetër histori. Të dyja skuadrat mund të bëjnë dopietë dhe mund të fitojnë 2 trofe. Shanset janë reale. Përveç faktit që Reali dhe Barcelona mund të fitojnë titullin kampion në Spanjë, mund të triumfojnë edhe në një tjetër kompeticion. “Galaktikët” janë në çerekfinalen e Champions-it dhe pas fitores 1-3 kanë shanse që të shkojnë në gjysmëfinale. Nga ana tjetër, Barcelona ka arritur të sigurojë prezencën në finalen e Kupës së Mbretit, e cila do të luhet kundër Atletikos së Bilbaos.

Related posts

Hamilton “thumbon” Vettel/ Ferrari ende më i shpejtë, por pilotët e saj gabojnë shumë

Isa.Autor

Elseid Hysaj drejt Chelsea, “djeg” klauzolën me…

Sadik.Autor

Formacionet zyrtare/ Teuta e cunguar kërkon surprizën ndaj Flamurtarit të ‘plagosur’

Sadik.Autor

Leave a Comment