Futboll Sport

Java e parafundit në Superiore, trajnerët e kthejnë në javë revolucionesh

Laçi ka bërë dy ndryshime në formacion në krahasim me takimin kundër Lushnjës. Nika është titullar në vend të Bushit, kurse Qaqi është kthyer nga pezullimi dhe ka marrë vendin e tij në qendër të mbrojtjes. Lulaj e nis nga stoli. Flamurtari ka bërë shumë ndryshime në formacion, duke u dhënë hapësira të rinjve. Portieri Sali është titullar, ashtu si edhe të rinj Maze, Hyseni, Rrapaj dhe Tushi. Në mbrojtje është përzgjedhur Deliaj në qendër së bashku me Veliun. Te Partizani gjithashtu ka lëvizje të shumta, teksa Batha dhe Bardhi janë në stol.

Kraja gjithashtu te Vllaznia ka bërë lëvizje. Pjeshka luan në të majtë në vend të Mersinit, ndërkohë që Kalaja do të luajë në sulm krah Sukajt. Pacult nuk e ka ndryshuar mbrojtjen, ndërsa në mesfushë ka hapësira për Ebipin dhe Koldashin. Nuk i ka shpëtuar lëvizjeve as Teuta. Mungon Moçka dhe në vend të tij luan Kastrati, kurse në vend të Dedic është përzgjedhur Beqaj. Te Lushnja mungesat janë të shumta dhe trajneri Gjyla është munduar të improvizojë një formacion për të përballuar durrsakët.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 35

Luftëtari-Skënderbeu

Luftëtari: Athanasopulos, Liçaj, Rapa, Beqiri, Jackson, Aleksi, Ramadani, Rapo, Bregu, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika
Skënderbeu: Teqja, Dita, Sambou, Aliti, Abazi, Nimaga, Demte, Sahiti, Gripshi, Krasniqi, Soëe. Trajner: Ilir Daja

Teuta-Lushnja

Teuta: Kastrati, Gjiorgievski, Shkalla, A. Bilali, Hakaj, Çyrbja, Hrkac, Hila, Beqja, Kruja, Latif. Trajner: Gentian Begeja
Lushnja: Bejte, Marku, Korreshi, Prençi, Mone,  Taullau, Papa, Alushi, M. Çela, Pepa, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla

Flamurtari-Partizani

Flamurtari: Sali, Siljanovski, Deliaj, Veliu, Zuka, Hyseni, Sidibe, Maze, Rrapaj, Tushi, Busic. Trajner: Petraq Bifsha
Partizani: Xhika, Ibrahimi, Gojkovic, Belica, Kalari,  Telushi, Mala, Trashi, Asani, Abdurahimi, Progni Trajner: Klevis Dalipi

Kamza-Laçi

Kamza: Avdyli, Frashëri, Cukovic, Arrabal, Zguro, Idrizaj, Malaj, Zefi, Ymeraj, Fukui, Fili. Trajner: Julian Ahmataj
Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Lushkja, Shtubina, Nika, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani

Vllaznia-Kukësi

Vllaznia: Sherri, Gocaj, Malota, Berisha, Pjeshka, Çinari, Krymi, Tafili, Lika, Kalaja, Sukaj. Trajner: Ernest Gjoka
Kukësi: Koliçi, Zderic, Hoxha, Shameti, Rrumbullaku, Musolli, Shkodra, Ethemi, Ebipi, Koldashi, Balde. Trajner: Peter Pacult

Related posts

“MË LA PËRSHTYPJE TË MIRË”/ Modelja tregon njohjen me yllin e Manchester City-t: Më ftoi të kalonim natën dhe… (FOTO)

Delo.autor

JUVENTUS-BRESCIA/ Sarri starton me dyshen Higuain-Dybala, ja vendimi për CR7 (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Hamburgu ‘e tepron’, Werder fiton edhe pa Rashicën

Q.Autor

Leave a Comment