Futboll Sport

RRËFEHET LUIS FIGO/ Havjar, verë e kuqe dhe… depilimi i futbollistëve

Luis Figo ka dhënë një intervistë interesante në emisionin Evening Urgant.

Legjenda e futbollit portugez ka kujtuar anekdota të së kaluarës dhe ka zbuluar preferencat e tij për sa i takon ushqimit, por edhe disa detaje të karrierës së tij si futbollist.

Si i ndjek ndeshjen në tv: “Nëse është verë, pi diçka freskuese: birrë, shampanjë. Nëse është dimër, preferoj verën e kuqe. Ha djathtë. Ose havjar”, ka thënë portugezi.

“A do të më pëlqente të stërvitesha nga Zidane? Absolutisht po, do të më kishte pëlqyer të isha një futbollist i tij. Do të kisha qenë kurioz për këshillat që do të më kishte dhënë”, ka thënë Figo duke qeshur.

Në lidhje me zakonet e atletëve: “Moda e rruajtjes së këmbëve nga ana e lojtarëve ose modelet e veçanta të flokëve? Falë Zotit kam patur gjithmonë shumë qime në këmbë. Do ta kishte qenë shumë e vështirë për mua të depilohesha vazhdimisht”, ka qenë komenti i ish-futbollistit.

Në fund, edhe një koment se kush është më i mirë mes Cristiano Ronaldo-s ose Lionel Messi-t: “Kjo është një pyetje e vështirë. Më duket shumë e vështirë të bëj një krahasim. Është e vështirë të krahasosh tartufin me havjarin. Vajzat e mia e adhurojnë futbollin, por nuk janë tifoze të çmendura. Mendoj se mes Messi-t dhe CR7 do të zgjidhnin babanë e tyre…”.

Related posts

INTERI E PRET ME PADURIM/ Modric, një ëndërr zikaltër që qëndron në sirtar

Isa.Autor

Korcarët shokojnë Teutën, Xhejms barazon në minutat e fundit

Q.Autor

NUK NDALET ATLETICO/ Simeone pranë supergoditjes tjetër pas Suarez…

Delo.autor

Leave a Comment