Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Goditje për Allegrin, pëson dëmtim dhe rrezikon sfidën sulmuesi…

Lajm i keq për Masimiliano Alegrin, sulmuesi anësor i Juventusit, Federiko Bernardeski ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e mbrëmshme ku Italia barazoi pa gola në Belfast ndaj Irlandës së Veriut, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

27-vjeçari mbrëmë u aktivizua me të kaltërit për rreth 23 minuta dhe ka ndjerë një tërheqje muskulore rrëzë kofshës. Me rikthimin në Torino, gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite për të kuptuar nëse do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Lacios, e programuar për tu zhvilluar të shtunën në orën 18:00.

Bernardeski me ardhjen e Alegrit në pankinë, është aktivizuar më shpesh në minutën e parë, teksa në Serinë A italiane ai është aktivizuar në 9 takime.

Related posts

NË SPANJË E BËJNË FAKT TË KRYER/ Ylli i Milan firmos me Atletico Madrid për 50 milionë euro

Delo.autor

GJITHMONË SPEKTAKOLAR/ MARCELO del nga makina dhe KËRCEN në mes të…(VIDEO)

Isa.Autor

ANALIZON MERKATON E MANCHESTER CITY-T/ Guardiola i dëshpëruar: Nuk e përballojmë dot…

Delo.autor

Leave a Comment