Futboll Seria A Sport

RREZIKOI SHKARKIMIN PËR “FAJ” TË JUVENTUS/ Sulmuesi Pogrebnyak: Koronavirusi më ka bërë më të fortë, kur isha në…

Ka sulmues që nuk e kanë patur të lehtë të gjejnë formën pasi janë shëruar nga Covid-19. Nuk ka qenë rasti i Pavel Pogrebnyak, ish-sulmues i Stuttgart dhe Fulham, i cili ka pohuar për Championat.com se është kthyer më i fortë se më parë pas infektimit.

“Ndoshta coronavirus më ka ndihmuar. Kur isha në spital, e pranoj se kam patur frikë se karriera ime mund të merrte fund në një mënyrë kaq absurde”, ka thënë Pogrebnyak.

37-vjeçari i Ural, që është sëmurë majin e viti të kaluar, është kthyer në fushë dhe ka vazhduar të shënojë. Në dy ndeshjet e fundit të Russian Premier League, sulmuesi ka realizuar tre gola.

“Nuk kam sekrete, jam i motivuar si më parë. Futbolli është jeta ime, luaj me të njëjtin pasion. Eksitimi nuk ka moshë”, ka shtuar.

Në janarin e 2018-ës, Pogrebnyak ka qenë protagonist i një episodi që ka tërbuar drjetuesit e Dinamos së Moskës, skuadra e tij në atë kohë.

Ai është kapur duke shijuar spektaklin e Juventus-Inter në Torino me shallin dhe kapelën e bardhezinjve. Problemi është se në atë moment duhej të kishte qenë në fushë për ndeshjen e kampionatit kundër Anzhi-t.

Klubi ka reaguar menjëherë dhe, siç ka raportuar agjencia ruse TASS, ka bërë një hetim të brendshëm që ka çuar te një gjobë e majme pas kërcënimit për shkarkimin e sulmuesit.

Related posts

Lazio – Roma, derbi i përjetësisë luhet për Championsin

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Pas një goditje nga këndi, sulmuesi Muller ndëshkon me kokë Rumaninë (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN E TRANSFERIMIT TË BAGGIOS/ Ish-menaxheri i legjendës: Ja shantazhi i Juventusit ndaj tij…

Delo.autor

Leave a Comment