Futboll Ligue 1 Sport

NUMRI 19 APO 30 NË FANELLË? Zbulohet detaji nga marrëveshja mes Messit dhe PSG-së

Njëra nga çështjet që diskutohet menjëherë pas një kalimi të një lojtari nga njëri klub te tjetri është numri që ata do ta bartin në fanellë, sidomos kur numri që lojtari e kishte bartur te klubi paraprak është i zënë në klubin e ri.

Kjo është situata edhe me Lionel Messin i cili pritet ta kompletojë kalimin te Paris-Saint-Germain pasi e përfundoi kontratën me Barcelonën.

Messit iu ofrua numri 10-të nga shoku i tij Neymar por ai e refuzoi. Numri 19 që Messi e kishte bartur më herët të Barcelona gjithashtu është i zënë në PSG dhe alternativa tjetër është numri 30 edhe pse në Ligue 1 zakonisht ky numër është i rezervuar për portierët.

Gjithsesi, ardhja e Messit është një privilegj i madh për kampionatin francez dhe ata nuk do të paraqesin pengesa të tjera për kompletimin e këtij operacioni.

Derisa numri 30 është më shumë i rezervuar për portierët, Federata e Futbollit të Francës do të bëjë një përjashtim në rastin e 34-vjeçarit.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë, po ashtu do të ketë një pagë të majme te klubi nga Ligue1, ku do të marrë 35 milionë euro. /Telegrafi

Related posts

Dështaku Valverde nuk ka justifikim: Përgjegjësia bie mbi…

Delo.autor

“NUK JEMI RASTËSISHT KËTU”/ Futbollisti i Apolonisë: Thyej tabunë, dua të shënoj në derbi

Delo.autor

GJEN RRUGËN E RRJETËS KAMPIONAT/ Futbollisti shqiptar shënon gol në Zvicër (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment