Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ KASTRIOTIT/ Zbulohet stadiumi se ku do të luajë Partizani ndaj “krutanëve”

Partizani do të luajë sërish në “Air Albania” edhe sfidën e radhës kundër Kastriotit, që do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 16:00. “Demat” morën një fitore të pastër 3-0 kundër Bylisit ditën e diel pikërisht në këtë stadium, duke e mbyllur fazën e tretë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sfida kundër Kastriotit, është një tjetër takim delikat, por Partizani konsiderohet favorit për të marrë tri pikët e plota. Nëse “demat” triumfojnë përballë krutanëve, atëherë do të merrnin edhe kreun e tabelës, të paktën për 24 orë, pasi Teuta dhe Vllaznia luajnë ditën e diel.

Për sfidën kundër Kastriotit, trajneri Daja do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe hapat falsë, nuk lejohen më.

Related posts

NUK KA MERKATO NË JANAR/ Ancelotti: Nëse unë them që më pëlqen Pavard, do të ishte…

Isa.Autor

FINALJA DO TË LUHET NË NJË TAS FLORIRI/ Katari prezanton stadiumin kryesor të Botërorit 2022 (FOTO)

Isa.Autor

KLUBI I PREMIER NDRYSHON PRONËSI/ Javën tjetër pritet zyrtarizmi. Kalon në duart e…

Delo.autor

Leave a Comment