Futboll Seria A Sport

KONFIRMON AGJENTI RISO/ I huazuar për 18-muaj, lojtari “Zikaltër” gati për tu rikthyer tek Milan

Lajmi ishte në ajër, por dje ka ardhur edhe konfirmimi i agjentit të tij Bepe Riso që ka bërë të ditur se Matia Kaldara nuk do të blihet nga Atalanta.

Kjo do të thotë që në fund të këtij sezoni ai do të kthehet të jetë një lojtar i Milanit në të gjitha aspektet. Klubi zikaltër e kishte marrë në huazim në janar 2020 për një afat 18-mujor me të drejtën e blerjes për 16 milion euro, por në fund drejtuesit vendosën të mos e blinin.

Në këto kushte lojtari do të kthehet në Milanelo në fund të kampionatit aktual për të qenë përsëri e organikës, ndërkohë që gjatë verës do të duhet të bindë Milanin per ta mbajtur, teksa dyshimet më të mëdha kanë të bëjnë me aspektin fizik.

NDRYSHIMET – Me qëndrimin e Tomorit dhe rikthimin e Kaldarës, nuk do të ishte çudi që Milani të sakrifikonte Alesio Romanjolin. Kapiteni ka humbur disa pozicione në hierarkitë e trajnerit e për 25 milionë euro do t’u mundësonte drejtuesve një shans që ta largonin pa shumë pengje. Kjaer garanton përvojë, ndërkohë që Tomori e Kalulu do të ishin pjesëtarët e prapavijës ku nuk duhet harruar as Gabia, që i pëlqen shumë Stefano Piolit.

Related posts

SENSUALE DHE MAHNITËSE/ Rossi i LUMTUR me të DASHURËN e re (FOTO)

Isa.Autor

Kritikoi sulmuesin 45 milionësh të Realit, kërcënohet me vdekje Juninho

Q.Autor

Toni Kross ul me këmb në tokë shokët e skuadrës

Sadik.Autor

Leave a Comment