Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ SASUOLOS/ Pa dy titullarët e padiskutueshëm, ja formacioni i mundshëm i Inter…

Pas tri javësh pauze, Interi nuk ka pasur në kohë të festojë suksesin ndaj Bolonjës pasi koka dhe këmbët kanë shkuar te rikuperimi i të mërkurës me Sasuolon.

Tri pikë të tjera dhe kundërshtari më i afërt (Milani, pavarësisht rezultatit të Juve-Napoli që do të luhet po nesër) do të largohej me -11 pikë, që do të ishin 12 në njëfarë mënyre, duke konsideruar avantazhin zikaltër në përballjet direkte. Do të mungojnë Bastoni dhe Brozoviç, dy lojtarë kyç të skualifikuar (dhe një karton i verdhë nesër do t’i kushtonte Barelës dhe Lukakut sfidën me Kaljarin).

Me Kolarovin që ka probleme, në mbrojtje luajnë një fanellë tre lojtarë: do të rikthehet De Vraj, me shumë mundësi i përkrahur nga D’Ambrozio dhe Darmian. Ndërsa Brozoviç ka si zëvendësues natyral Eriksenin. Me danezin në regji, si mesfushor mendohet të luajë Galjardini.

Vidal, në fakt, kreu mrekulli duke qenë i gatshëm për Bolonjën pas operacionit në gju më 12 mars, por nuk është gati të luajë nga 1’. Alternativa, pra, është Sensi, autor i një goli në kombëtaren italiane në sfidën ndaj Lituanisë.

Related posts

NUK NDALET ME GODITJET/ Inter akord me sulmuesin e preferuar të Inzaghit, sot vizitat mjekësore

Delo.autor

Italia luan gjithçka për 3 pikë ndaj Polonisë, njihuni me formacionet zyrtare

Isa.Autor

“CAS” VË NË LËVIZJE PARTIZANIN/ “Demat e Kuq” rikthejnë sulmuesin që spikati në Kategorinë e Parë

Delo.autor

Leave a Comment