Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ VERONËS/ Dy balotazhe dhe një konfirmim, ja formacioni i mundshëm i “Zikaltërve”…

Diçka më pak se 48 orë nga sfida e radhës e kampionatit që do të shikojë Interin të sfidojë Veronën në “San Siro”, është ende e parakohshme të flitet për një formacion të mundshëm të Interit.

Sipas raportimeve nga “Sky Sport”, idetë e Antonio Kontes do të qartësohen vetëm sot kur të bëjë provat tradicionale të rifiniturës. Në atë pikë do të kuptohet sa shanse do të ketë Aleksis Sançez për të luajtur nga minuta e parë në vendin e Lautaro Martinezit për të formuar një dyshe me të pazëvendësueshmin Romelu Lukaku në sulm.

Në lojë mbeten edhe dy dilema: Jang mund të zëvendësojë Perisiçin në të majtë, ndërsa Eriksen ka mundësi konfirmimi që nga minuta e parë.

Related posts

ISHTE I PARI QË FIRMOSI AKORDIN ME MESSIN NË 2005/ Provokator dhe me vetëbesim, kush është presidenti i ri i Barcelonës…

Delo.autor

DUAN TITULLIN/ Mbrojtja e Napolit “fut ujë”, Ancelotti lëshon ALARMIN

Isa.Autor

“MARCELO ËSHTË NJË LEGJENDË”/ Perez nuk ka dyshime: Modric meriton përsëri “Topin e Artë”

Delo.autor

Leave a Comment