Futboll Premier League Sport

“KËSHTU DO DALË PARTIZANI KAMPION?” Akuza nga Laçi para ndeshjes: Ekipin ynë do djersijë fort, për të marrë…

U luajt ditën e sotme java e 29-të në Kategorinë Superiore, ku rezultati surprizues, ishte padyshim barazimi i Laçit pretendent me Kastriotin.

Ky barazim duket se nuk është kapërdirë dot nga kurbinasit, të cilët nëpërmjet një postimi, nuk i kanë kursyer akuzat dhe thumbat për kundërshtarët. Te Laçi, akuzojnë se Partizani po i fiton ndeshjet pa djersitur, duke lënë të nënkuptohet se ekipet e tjera, po i hapin rrugën të kuqve, ndryshe nga sa po bëjnë me bardhezinjtë e Duros.

Në fakt edhe në të kaluarën ka pasur akuza nga Vllaznia, se Kastrioti nuk luan njëjtë si me të gjithë edhe ndaj Partizanit. Kujtojmë se Laçi luan me Partizanin në mesjavë, dhe kurbinasit shkruajnë se skuadra do djersijë për rezultat pozitiv dhe nuk do sillen si ekip “piktorësh”, ashtu siç i quajti Ndreu lojtarët e Kastriotit pas humbjes me Tiranën.

POSTIMI I LAÇIT:

Barazojmë 0-0 kundër Kastriotit, në transfertë, një rezultat që nuk i shkon për shtat objektivave që klubi ka. Duke parë rezultatet dhe lojërat javë pas jave në kampionat, vetvetiu lind një pyetje, deri kur disa ekipe do të fitojnë pa djersitur? Kështu do Partizani të dalë kampion? Të mërkurën ekipin ynë do djersijë fort, për të marrë tre pikët kundër tyre. Keqardhje që luhet pa publik, për të gjithë në fushën e blertë do bëjnë maksimumin, ndryshe nga se kanë bërë disa ekipe “piktorësh” . Para Laçi!

Related posts

Bayern vendos për fatin e James

Q.Autor

GOL NË DEBUTIM EUROPIAN ME TEUTËN/ Krasniqi zbulon sekretin: Nuk shënova rastësisht, por…

Delo.autor

LUKAKU POZON NGA KREVATI/ Shoku i skuadrës i bën komentin epik në rrjetet sociale (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment