Futboll Sport

SHORTI PËR BOTËRORIN E FEMRAVE/ Shqipëria në të njëjtin grup me Kosovën. Mësoni 4 kundërshtarët e tjerë…

Është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës, shorti për eliminatoret e Botërorit të femrave që do të zhvillohet në vitin 2023.

Kombëtarja shqiptare e femrave ka mësuar kundërshtarët, teksa ndodhemi në të njëjtin grup me Kosovën. Gjithashtu ne grupin F, ku është shortuar edhe Shqipëria, ndodhen edhe Polonia, Norvegjia, Belgjika dhe Armenia.

Ndeshjet kualifikuese do të nisin në muajin shtator të këtij viti, teksa një kualifikim i Shqipërisë shihet shumë i vështirë, duke parë edhe kundërshtarët që janë në grup.

Fushata eliminatore do të nisë në muajin shtator të këtij viti dhe do të përfundojë në shtator të vitit 2022. Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku 9 vendet e para do të kualifikohen direkt, ndërsa dy vendet e mbetura do të kalojnë në fazën play-off, që do të zhvillohet në muajin tetor 2022.

Ndërkaq, së shpejti do të jetë gati edhe kalendari i ndeshjeve të vajzave kuqezi dhe datat kur do të luhen sfidat.

Bëhet fjalë për një moment historik të futbollit të femrave, pasi për herë të parë Shqipëria është ngjitur në vazon e katërt, sipas klasifikimit të fundit të UEFA-s, ku renditet në vendin e 33-të, duke lënë pas shtete si Izraeli, Maqedonia e Veriut, Turqia Mali i Zi.

Related posts

Palermo gjobitet 10,000 € për një akullore

Q.Autor

DYSHIMET E “ZONJËS”/ Mungon uniformiteti i gjykimit, ja kur është penalizuar Juventusi

Delo.autor

HUMBJA TURPËRUESE/ Ronaldo “bullizon” shokun e skuadrës, tronditet Manchester United

Delo.autor

Leave a Comment