Futboll Kategoria Superiore Sport

STATISTIKAT/ Shifrat si përpara dy sezonesh, koincidenca i jep titullin Partizanit

Janë disa detaje që shpeshherë kur ndodhin, na duken sikur i kemi parë dhe më herët. Efekti “deja vu” po ndodh këtë sezon edhe me skuadrën e Partizanit. Dy sezone më parë (2018-’19), skuadra e Partizanit u shpall kampione e Shqipërisë, duke u rikthyer te titulli pas shumë vitesh mungesë.

“Demat e kuq”, të drejtuar nga Skënder Gega, bënë një sezon shumë të mirë, duke u kurorëzuar në fund edhe me titullin. Në atë sezon, Partizani vuajti për një sulmues goli dhe shpërndarja e rrjetave të realizuara ishte në të gjithë ekipin, gjë që po ndodh rëndom edhe këtë sezon. Mjafton për të parë shifrat, ku Jasir Asani është golashënuesi më i mirë, me vetëm 6 gola të shënuar. Në sezonin e titullit, pas tre fazave të para, Partizani pati një bilanc kundër Tiranës në derbi identik si këtë sezon. Madje, edhe rezultatet ishin të njëjta.

Dy fitore për Partizanin (1-2 dhe 1-0), si dhe një sfidë që u mbyll në barazim pa gola. Po ashtu, një tjetër koincidencë, është fakti se dy ekipet e volejbollit të Partizanit, si për femra ashtu për meshkuj u shpallën kampionë. Ndërsa pak javë më vonë edhe skuadra e futbollit të Partizanit u shpall kampione në Superiore.

Edhe këtë sezon, ekipet e volejbollit u shpallën kampionë dhe duket se tashmë, është radha e Partizanit për ta fituar titullin. Përpara për momentin, është vetëm skuadra e Teutës, me 2 pikë më shumë.

Related posts

LEIPZIG-PSG/ Gabim trashanik i portierit, Neymar-Di Maria nuk falin (VIDEO)

Delo.autor

NUK KISHTE VË RRIPIN E SIGURIMIT/ Shikoni si kampioni i botës përfshihet në një aksident të frikshëm (VIDEO)

Delo.autor

E bujshme/ Barcelona interesohet për Elseid Hysajn

Q.Autor

Leave a Comment