Futboll La Liga Sport

“STILI IM I JETËS ËSHTË SHUMË I MIRË”/ Dembele “shkund” Barcelonën: Ende asnjë bisedë për rinovimin tim…

Ousmane Dembélé nuk kaloi natën e tij më të mirë në “El Clasico”. Megjithatë, askush nuk e konteston se francezi po kalon momentin e tij më të mirë te Barcelona. Tani titullar i padiskutueshëm në formacionin e Koeman, ish-lojtari i Dortmundit iu referua situatës së tij kontraktuale në deklaratat për “BeIN Sports”. Francezi, të cilit i përfundon kontrata aktuale më 2022, shpjegoi se rinovimi i tij nuk është diskutuar për momentin:

E ardhmja ime? Akoma kam një vit nga kontrata ime. Nuk ka pasur ende asnjë bisedë me bordin e ri, por jam i lumtur dhe ndihem mirë. Presidentin e ri që ka ardhur nuk e njoh shumë mirë, por është shumë afër lojtarëve. Ne do të shohim se si do të shkojë”.

Duhet të mbahet mend se katalanasja “Sport” ka raportuar shqetësimin që ka te Barcelona në lidhje me situatën e Ousmane. Klubi nuk dëshiron të lejojë që lojtari të largohet falas më 2022, por shpreson të jetë në gjendje të rinovojë muajt e ardhshëm. Dështimi për ta bërë këtë do ta shtynte Barçën për ta shitur këtë verë.

Lidhur me angazhimin edhe në detyrat mbrojtëse, francezi pranoi se i ka futur të gjitha bateritë në punë: “Ndihem mirë që nga rikthimi prej dëmtimit. Është e vërtetë që tani mbroj më shumë kundër kundërshtarëve. Lenglet më ngacmon dhe më thotë se duhet të shkundem më shumë”.

Nga ana tjetër, Ousmane nisi një ‘shigjetë’ drejt atyre që vënë në dyshim zakonet e tij: “Stili im i jetës është shumë i mirë. Kjo nuk është ajo që më ka bërë të vuaj shumë herë në të kaluarën. Njerëzit flasin pa e ditur, kjo është e gjitha. Përveç kësaj, kohët e fundit lëndohem shumë më pak. Gjithmonë ruaja buzëqeshjen, edhe pas një dëmtimi. Unë i thashë vetes se kjo është jeta. Ka prova në jetë, që duhen kapërcyer”.

Së fundi, francezi kishte lavdërime për Messin: “Na ndihmon shumë. Ai kurrë nuk na bën presion, përkundrazi. Më kërkon të gjej hapësirat dhe të pres topin, se do të ma pasojë patjetër mua”.

Related posts

SHORTI I KUPËS SË SHQIPËRISË/ Mësohen dy çiftet gjysmëfinaliste

F.autor

SERIA A/ Itali, këto janë skuadrat më të gjobitura të kampionatit

Sadik.Autor

Misioni Scudetto/ Spalletti i beson dyshes argjentinase, Perisiç në pikëpyetje…

Isa.Autor

Leave a Comment