Futboll Sport

PARTIZANI godet sërish/ Të kuqtë fitojnë garën me Laçin për TALENTIN E KOMBËTARES

E pabesueshme, por e vërtetë! Tashmë është e kryer, Erald Çinari është futbollisti më i ri i skuadrës së Partizanit. Mësohet se mesfushori me tipare të avancuara ka gjetur akordin me skuadrën kryeqytetase.

Çinari u rikthye nga Kroacia pas problemeve që kishte me dokumentacionet dhe tashmë ka vendosur të rinisë karrierën me skuadrën e “demave”. Lojtari ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e kuq dhe do të vihet shumë shpejt nën urdhrat e trajnerit Skënder Gega.

Ai do të kalojë te Partizani deri në momentin që të zgjidhet situata ndërmjet Alaves-it dhe Vllaznisë. Klubi kuqeblu dhe spanjollët do të përballen në FIFA. I riu do të luajë për Partizanin.

Kryeqytetasit i kanë premtuar se nuk do t’i krijojnë probleme në rast se i krijohet mundësia për të kaluar tek ekipi spanjoll. Nga ana tjetër, kalimi te 15 herë kampionët e vendit i bën mirë dhe lojtarit, pasi do të gjejë formën dhe do të marrë minutat e duhura. Partizani fitoi garën me Laçin, pasi presidenti Pashk Laska kishte nisur kontaktet me lojtarin.

Related posts

TIFOZËT E INTERIT “ZAPTOJNË” STADIUMIN/ 55 mijë bileta të shitura për derbin e Italisë

Delo.autor

LIVE/ Higuain NUK DI TË SHËNOI, humbet 11-metërsh ndaj Juventusit (VIDEO)

Isa.Autor

PAS HUMBJES ME “POKER” NDAJ HOFFENHEIM/ Flick: Nuk ia hedh fajin lodhjes, ishte e qartë se koha do vinte

Delo.autor

Leave a Comment