Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORE/ Skënderbeu ndal “Bardheblutë”, Kukësi triumfon kundër Kastriotit

Feston më në fund Kukësi, që ka mposhtur Kastriotin, kurse në Korçë Skënderbeu ka frenuar Tiranën dhe ngushton në tre pikë diferencën me Bylisin rival për mbijetesë. Korçarët shënuan në pjesën e parë një gol, që u konsiderua i parregullt.

Tirana ishte më superiore dhe këmbënguli fort për të shënuar golin që do të vlente tre pikë dhe do vinte në presion skuadrat e kreut. Një pikë dhe tani bardheblutë kanë 4 pikë më pak se Vllaznia dhe Teuta, që kanë nga një ndeshje më pak.

Kukësi rikthehet të fitorja pas shtatë ndeshjes dhe gjen qetësinë në njëfarë mënyre, të paktën sa i përket rrezikut “play-out”. Verilindorët mposhtën skuadrën e Kastriotit me rezultatin 0-3 dhe protagonist ishte sulmuesi Patrick Eze, shënuesi më i mirë në Superiore aktualisht, me dy gola të shënuar.

Nigeriani shënoi dy herë në portën e krutanëve. Fillimisht ai e mposhti portierin Hidi pas një topi të marrë pas shpinës së mbrojtjes së Kastriotit, ndërsa në të dytin vetëm sa e shtyu në rrjetë. Më pas ishte Bruno Lulaj, i cili me golin e tij i mbylli llogaritë e kësaj ndeshje.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Chiellini “tradhtoi” kombëtaren para Zvicrës, Juventusi zbulon dëmtimin e tij

Delo.autor

CHAMPIONS/ Chelsea mposht me “POKER” Sevilla-n, sulmuesi Giroud shkruan historinë

Delo.autor

Ligue 1/ Nantes, “sherr” mes Ranieri dhe presidentit…

Sadik.Autor

Leave a Comment