Futboll Seria A Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Emra të rinj në listën e Maldinit, Milani “shënjestron” dy lojtarët e Fiorentinës…

Mediat italiane raportojnë se Milani ka shënjestruar mesfushorin e Fiorentinës, Sofian Amrabat, i cili po shkëlqen pavarësisht ecurisë jo fort pozitive të skuadrës së tij. Drejtuesit vjollcë nuk duan ta çmontojnë organikën, por për 20 milionë euro, vështirë se do t’i rezistonin tundimit.

Edhe marokeni është gati për hapin e madh, por drejtorit Maldini do t’i duhet të bëjë një punë të madhe bindëse për ta bindur Fioren që të lëshojë lojtarin me të njëjtën kosto për të cilën e mori vitin e kaluar nga Verona.

Pikërisht kjo skuadër, ka edhe një lojtar tjetër që pëlqehet nga Milani. Bëhet fjalë për Matia Zakanjin që në orët e fundit përflitet për një transferim te Napoli gjatë verës. Klubet thuhet se kanë rënë dakord mbi kostot e operacionit, megjithatë “La Gazzetta dello Sport” bën të ditur se mesfushori ka kërkuar pak kohë para se t’i jepte një përgjigje përfundimtare. Pas kësaj pavendosmërie do të qëndronte Milani, një opsion që lojtari dëshiron ta vlerësojë me shumë kujdes.

ROMANJOLI – Por përveç blerjeve shumë vëmëndje do të ketë edhe te spastrimet e mundshme, ku emri më i rëndësishëm është ai i kapitenit Alesio Romanjoli. Mbrojtësi nuk ka bindur, por klubi ka vendosur t’i japë kohë deri në fund të kampionatit për të merituar një rinovim kontrate, ndryshe do të shitet.

Related posts

RIKTHEHEN TEK TRIUMFI/ Benzema i dhuron një fitore të vuajtur Realit

Delo.autor

Nuk u transferua te Man United, tifozët e “Djajve” TALLEN KEQ me Boateng (VIDEO)

Isa.Autor

NGA LUFTA PËR TITULL TEK MBIJETESA/ Mbrojtësi Conti falënderon Milanin: Privilegj, por ëndrra ime ishte ndryshe

Delo.autor

Leave a Comment