Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA MENDON PËR TË ARDHMEN/ “Bardheblutë” synon bomberin e Kategorisë së Parë dhe lojtarin e Laçit…

Tirana është vënë në lëvizje për të bërë skuadrën e sezonit të ardhshëm. Pas dëshirës për të afruar De Silvën e Kastriotit, bardheblutë kanë në shënjestër edhe dy lojtarë të tjerë në Superiore dhe në Kategorinë e Parë. Bëhet fjalë për Aleksandar Ignjatoviçin dhe Xhuliano Skukën, njëri mbrojtës dhe tjetri sulmues.

SKUKA – Tirana e njeh mirë lojtarin që këtë sezon vesh fanellën e Korabit. Është qendërsulmues dhe mes Kupës dhe kampionatit, Skuka ka shënuar 10 gola, një prej të cilëve edhe bardhebluve, që largoi Tiranën nga Kupa e Shqipërisë. Këtë kampionat, Skuka ka luajtur në 18 ndeshje, duke u aktivizuar 1592 minuta.

IGNJATOVIÇ – Një tjetër lojtar që pëlqehet nga Tirana është serbi i Laçit, Ignjatoviç. Në fakt, që prej kohës së Emanuel Egbosë Ignjatoviç ka qenë në shënjestrën e bardhebluve, por nuk është mundur të afrohet, sepse nuk është zgjedhur teknikisht nga trajnerët e ekipit. Po kështu lojtari serb është në kontratë me Laçin dhe nëse largohet nga kurbinasit, vetëm atëherë mund të futet në lojë Tirana. Nga ana tjetër, serbi që luan si qendërmbrojtës dhe ka qenë edhe kapiten i kurbinasve këtë kampionat, ka luajtur 23 takime, duke qenë 22 herë titullar. Nuk ka shënuar asnjë gol, por në fushë ka qenë 1932 minuta.

Related posts

PLAS TEK NAPOLI/ Të kaltrit reagojnë ASHPËR pas lajmit për PËRÇARJE në klub

Isa.Autor

Salah e pranon: Nuk jam akoma në nivelin e Messit dhe Ronaldos

Sadik.Autor

Alisson: Liverpool, PSG? Jam i fokusuar vetëm te Roma

Q.Autor

Leave a Comment