Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ VLLAZNISË/ Flet Elton Kale: Hedhja e shisheve ishte një dëmtim imazhi për…

Elton Kale ishte një ndër futbollistët më të dalluar të Tiranës, në triumfin e sotëm ndaj Vllaznisë. Në prononcimin pas ndeshjes, braziliani u shpreh i lumtur për fitoren, teksa shpreson që bardheblutë të kthehen në majën e futbollit shqiptar. Kale komentoi gjithashtu edhe rastet e humbura si dhe sjelljen e tifozëve shkodranë.

“Jam thjesht një lojtar i skuadrës. Jam në gjendje të mirë dhe jam i gatshëm për të ndihmuar skuadrën duke dhënë maksimumin. Është përgjegjësi e madhe për ne. Organika e Tiranës është më e plotë. Kemi më shumë cilësi. Duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Synimi është që Tirana të rikthehet aty ku i takon. Është një klub i madh, po kthehen dhe tifozët.

Rastet e humbura…

Është e vërtetë, kisha një rast në pjesën e parë, për të cilin bisedova edhe me trajnerin. Trajneri më kërkoi llogari, duhet të kisha shënuar. Është normale, jemi lojtarë me kualitet dhe për këtë gjë paguhemi.

Sjellja e tifozëve të Vllaznisë…

Kam luajtur edhe në Greqi për OFI-n, por kjo nuk ishte diçka e mirë. Për mendimin tim nuk është diçka e mirë për Vllazninë dhe Shqipërinë. Ky nuk është imazh i mirë në asnjë stadium që hidhen shishe në fushë. Është vetëm një çështje imazhi”

Related posts

GAFA E PABESUESHME/ Ajax lë blerjen rekord gabimisht jashtë listës së Europa League

Delo.autor

Formacionet e mundshme të El Clasicos numër 237-të, Barcelona si kampione pret Real Madridin

Sadik.Autor

“NUK DUHET TË ISHE FARE KËTU”/ Tensione gjatë mbledhjes, Presidenti Lotitto përplaset keq me…

Delo.autor

Leave a Comment