Futboll Sport

“KEMI DISA LOJTARË PËR TË CILËT KANË PËSUER DËMTIME”/ Trajneri Low: Mendoj se kualifikimi varet vetëm nga ne

Gjermania do të luajë sot një ndeshje që vlen kualifikimin për në fazën tjetër të turneut. Trajneri Joakim Lëv tha në konferencën për shtyp se skuadra e tij do të luajë me të njëjtin motivim si ndaj Portugalisë. Ai foli edhe për Tomas Mylerin, për të cilin tha se nuk do të jetë i gatshëm për sot.

Do të luajë Myler?

Kemi disa lojtarë të cilët kanë pësuar dëmtime. Mjekët kanë pasur shumë punë. Tomas Myler dhe Lukas Klosterman janë dy lojtarët që rrezikojnë për nesër (sot). Për Tomasin do të duhet të presin edhe në ditën e ndeshjes. Gjithsesi, shanset duket të pakta.

Sa probleme mund t’ju hapë Hungaria?

Nesër (sot) duhet të bëjmë të njëjtën paraqitje si ndaj Portugalisë. Mendoj se kualifikimi varet vetëm nga ne. Kundërshtari është i fortë dhe këtë e ka treguar edhe në dy ndeshjet e para. Në këtë turne nuk ka skuadra të lehta, absolutisht, jo.

Kush do të luajë në vend të Mylerit, nëse ky i fundit nuk ia del?

Kemi marrë masat tona, edhe pse shpresojmë që deri në fund të marrim lajme të mira për Tomasin. Në skuadër kam disa lojtarë të mirë që mund të luajnë në atë pozicion.

Si keni planifikuar ta mundni Hungarinë?

Kundërshtari është humë i fortë dhe luan shumë i tërhequr. Janë të rrezikshëm në kundërsulme dhe nëse u lejon hapësira, mund të godasin. Në dyluftime janë shumë të fortë dhe vrapojnë shumë. Në dy ndeshjet e para publiku i ka dhënë një dorë. Ne duhet të kemi durim dhe të godasim në rastin e parë që do të krijojmë.

Mund të ketë një shans Sane?

Leroi është stërvitur mirë këto ditë. Ai ka mësuar nga gabimet e tij dhe tani e shoh më të motivuar. Të gjithë do të kenë dhe kanë pasur shansin e tyre.

Edhe Musiala?

Jamal është pjesë e skuadrës dhe si i tillë mund të ketë shansin për të luajtur. Loja e tij është bërë më e qartë për ne. Ai po ambientohet në mënyrën e duhur dhe po pret momentin e tij.

Jeni stërvitur me goditje dënimi?

Jo, nuk e kemi bërë. Defektet tona nuk kanë qenë aty. Ajo që duhet të përmirësojmë është lëvizshmëria me dhe pa top, duhet të jemi më të shpejtë dhe kreativ.

Keni bërë llogaritë për fazën tjetër?

Nuk kam asnjë arsye pse. Kemi një ndeshje për të luajtur e cila vendos nëse do të kualifikohemi apo jo. Shanset janë të mëdha, por gjithsesi duhet të djersijmë shumë për të arritur objektivin. Ajo që do të vijë më pas nuk ka rëndësi.

Related posts

BARAZIM NË “PAQE” NË “SAN SIRO”/ Milan dhe Napoli ndajnë pikët, vazhdon kriza tek të dyja ekipet

Delo.autor

PAS ZYRTARIZIMIT/ Aventura e teknikut Shehi tek Tirana, ja paga e trajnerit të ri të “bardhebluve”

Delo.autor

ZYRTARE/ Tirana konfirmon huazimin e talentit “bardheblu” tek skuadra e… Patushit

Delo.autor

Leave a Comment