Futboll Premier League Sport

TOTTENHAM-MANCHESTER UNITED/ Trajneri Solskjaer: Na lënduan krenarinë, duam hakmarrje

Ole Gunar Solskjaer pranon se krenar ia e Mançester Junajtidit u lëndua pas humbjes 6-1 në “Old Trafford” me Totenhemin në tetor dhe thotë se skuadra e tij do të zbresë nesër në fushë për hakmarrje kur të vizitojë “Spërsat” në Londër. “Djajtë e Kuq”, të cilët renditen në vend të dytë në Premier Ligë, do të kërkojnë të lënë pas krahëve humbjen e tyre më të thellë në historinë e Premier Ligës dhe të sigurojnë një mes katër vendeve të para në 8 javët e mbetura të kampionatit.

Në takimin e fazës së parë, Mançester Junajtid pësoi vetëm për herë të tretë 6 gola në një ndeshje të Premier Ligës, pas një paraqitje që ish-mbrojtësi Geri Nevil e quajti si patetike dhe me mungesë dëshire. Ish-mbrojtësi i “Djajve”, Patris Evra, shkoi më tej duke e cilësuar si të turpshme, ndërsa sulmuesi Markus Rashford u kërkoi ndjesë tifozëve. Duke kujtuar atë moment, i pyetur se sa e dhimbshme ishte dhe nëse Junajtidi do të jetë i motivuar për t’u hakmarrë të dielën, trajneri norvegjez tha në konferencë:

“Po, mendoj se lojtarët do ta kujtojnë atë ndeshje me shumë dhimbje. Krenaria jonë u lëndua. Mënyra si humbëm, nuk ishim vetja, e dimë këtë. Ia vështirësuam vetes ndeshjen, duke mbetur me 10 vetë. Faza përgatitore ishte e shkurtër dhe ne nuk ishim në standardin e kërkuar. Ishim shumë dobët. Jam i sigurt se do të shohim disa nga lojtarët që do të kërkojnë të provojnë se ata mund të bëjnë më mirë se aq. Gjëja më e rëndësishme që kemi përmirësuar është gjendja jonë fizike. Ne e vuajtëm këtë pjesë kundër Totenhemit. Ishte vetëm ndeshja e tretë e sezonit”.

Related posts

Bayern nuk di të ndalet, fiton edhe ndaj Leverkusen

Q.Autor

ROMA-MILAN/ Pas një aksioni nga “Kuqezinjve”, sulmuesi Rebic dhuron spektakël dhe realizon një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

NEYMAR “gradohet” tek BRAZILI/ Kjo rritje në përgjegjësi do të më bëjë mirë

Isa.Autor

Leave a Comment