Futboll Seria A Sport

“SEZONI IM I PARË TEK INTER? ISHTE SHUMË POZITIV”/ Mbrojtësi Hakimi: Pata rastin që të rikthehesha tek Real Madrid, por…

I ftuar në lidhje direkte nga Spanja, gjatë emisionit në televizionin “Chiringuito”, anësori zikaltër, Ashraf Hakimi, foli për titullin e sapo fituar me Interin dhe të kaluarën e tij te Reali i Madridit: “Të dielën kishim një ditë të lirë dhe të gjithë ishim me familjet tona.

Pashë Sasuolo-Atalanta dhe kuptohet qartë lumturia e të gjithë ne interistëve. Ishte një titull i rëndësishëm, i ardhur pas një sezoni të luajtur në maksimum, në të cilin treguam besim në arritjen e objektivit dhe në urinë që shfaqnim në fushë në çdo ndeshje. Sezoni im? Mund të them se ishte shumë pozitiv, pavarësisht se ishte vetëm viti im i parë në Serinë A. Kjo tregon se unë dhe ekipi kemi bërë një punë më tepër sesa të mirë”. Ndërkohë, lidhur me atë çfarë nuk funksionoi mes tij dhe Realit të Madridit, Hakimi nënvizon:

“Pata rastin që të rikthehesha në Madrid, por nuk e di nëse kjo gjë nuk u realizua për shkak të Zidanit, apo prej klubit. Njerëzit thonë se unë nuk doja që të luftoja për vendin e titullarit, por kjo nuk është e vërtetë. Madrid ishte shtëpia ime. Do të isha kthyer me qejf aty, por në klub e menduan ndryshe.

Unë nuk kam bërë kurrë kapriço, kam qenë gjithmonë gati të luftoja për ta merituar vendin e titullarit, pasi ndihesha në lartësinë e duhur. Ajo që më vjen keq është se asnjë nga Madridi deri tani, as Zidani dhe as presidenti Perez nuk më kanë uruar për titullin e fituar me Interin, por nuk ka rëndësi”, tha Hakimi.

Related posts

VIJON TË JETË I DËMTUAR/ Ja si e festoi Harry Kane kualifikimin e Tottenhamit (VIDEO)

Delo.autor

FORMACIONI ZYRTAR / Ja të besuarit e Edi Reja për ndeshjen kundër Kazakistanit

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Zbulohet rroga e majme e Shaqirit, ja sa do të përfitojë te skuadra e Lyon-it…

Delo.autor

Leave a Comment