Futboll La Liga Sport

TRONDITET ZIDANE/ Titullari i Real Madrid dëmtohet dhe mbyll sezonin, ja emri…

Një lajm i keq ka ardhur ditën e sotme për Realin e Madridit dhe Kombëtaren spanjolle, teksa Dani Carvajal ka pësuar një dëmtim në stërvitje.

Klubi madrilen ka nxjerrë një komunikatë, ku ka sqaruar se mbrojtësi është dëmtuar gjatë stërvitjes së fundit të kryer sot, por nuk ka dhënë detaje për rikthimin. Sidoqoftë, mediat në Spanjë bëjnë me dije se dëmtimi nuk është i lehtë dhe për Carvajal sezoni quhet i mbyllur.

Përveç pjesës së mbetur të sezonit me Realin, Carvajal do të humbasë edhe Europianin që zhvillohet gjatë verës. Vërtet i pafat spanjolli, që këtë sezon ka luajtur vetëm 15 ndeshje për shkak të dëmtimeve të shumta.

Related posts

“ARRITA KUR ISHA PAK MË SHUMË SE FËMIJË”/ Donnarumma fjalë zemre për Milanin pas lamtumirës

Delo.autor

MESAZH REALIT/ Valverde: Ndaj Barcelonës, ndeshja më e rëndësishme e sezonit

F.autor

NUK KA SHËNUAR ENDE/ DYBALA “kafshon” jashtë fushe, i lumtur përkrah Orianas

Isa.Autor

Leave a Comment