Futboll Premier League Sport

STATISTIKAT/ Vetëm 23-vjeç dhe me shiritin e kapitenit në krah, ylli i Manchester United kap shifrën e 100 golave

Markus Rashford shënoi golin e vetëm të Anglisë në fitore 1-0 në miqësoren ndaj Rumanisë, duke konvertuar një penallti në gol në pjesën e dytë.

Sipas “OptaJoe”, ky ishte goli i 100-të që 23-vjeçari ka shënuar në karrierën e tij profesionale duke arritur një shifër mbresëlënëse për moshën e tij. Ai ka shënuar 88 gola me Mançester Junajtid dhe 12 gola me Anglinë.

Nëse vazhdojmë akoma dhe zbulojmë me tepër rekordin e tij, shikojmë se Rashford ka arritur të shënojë 55 gola në Premier League, 7 në FA Cup, 8 në League Cup, 11 gola në Champions League dhe 7 gola në Europa League.

23-vjeçarit i duheshin 312 ndeshje për të arritur këtë pikë referimi, dhe kjo ndodhi kur Rashfordit iu dha shirit i kapitenit për herë të parë në një ndeshje me Anglinë.

Related posts

KATEGORIA E PARË/ Pogradeci dhe Apolonia ndalin pretendentët e Vorës dhe Besës, viti 2024 mbyllet me surpriza

F.autor

Skriniar sqaron “largimin”: E kam për nder të jem pjesë e Interit

Q.Autor

BARCELONA HAP ARKËN/ 207 milionë euro në dy merkatot e fundit dimërore

Delo.autor

Leave a Comment