Futboll Kategoria Superiore Sport

VLLAZNIA-PARTIZANI/ Të dy ekipet pritet të dhurojnë spektakël në “Loro Boriçi” (FORMACIONET ZYRTARE)

Kampionati shqiptar është futur në një fazë ku nuk lejohen më gabimet. Dy ekipe që duan titullin kampion këtë sezon Vllaznia dhe Partizani, që ditën e sotme përplasin brirët në “Loro Boriçi”. Dy trajnerët e skuadrave, Brdariç dhe Daja, kanë tentuar të largojnë presionin nga lojtarët e tyre, duke thënë në konferencat për shtyp se kjo sfidë nuk vendos fatet e sezonit.

Në rregull, diplomacia e trajnerëve është legjitime, por renditja është ajo që i jep të drejtë etiketimit të kësaj sfide si një duel që do të vendosë shumë në fund. Dy skuadrat kanë bërë dhe investime gjatë merkatove, secila me mundësitë e veta, për t’u përforcuar sa më shumë dhe për t’i shkuar deri në fund këtij edicioni futbollistik në krye të tabelës. Gjithashtu, është një duel që fitorja nga secila skuadër shihet si një bonus i madh psikologjik, pasi tri pikë në këtë takim do të ishin një trampolinë goxha e fuqishme për ecurinë dhe për moral.

Vllaznia ka qenë më e suksesshme se Partizani deri më tani në duelet direkte këtë sezon. Shkodranët e kanë fituar sfidën e parë në Shkodër, ndërsa në transfertë ndaj “demave” kanë marrë një pikë pas barazimit 0-0. Partizani nuk duhet ta humbasë sfidën e sotme në “Loro Boriçi”, pasi do të kishte bilancin e ndeshjeve direkte kundër. E skenari i çmendur, që në rast se dy ekipet e mbyllin në krye me pikë të barabarta, duhet të eliminohet patjetër nga Partizani i Ilir Dajës, pasi do të ishte një goditje e madhe për të gjithë sezonin.

FORMACIONET ZYRTARE:

Vllaznia: Zogoviç, Adili, Krymi, Jonuzi, Marku, Kruja, Isaevski, Hoxhaj, Imeri, Shehi, Dilaver. Trajner: T. Brdaric

Partizani: Hoxha, Belica, Broja, Hakaj, Bitri, Bardhi, Mala, Murataj, Melo, Çinari, Asani Trajner: I. Daja

Related posts

KUALIFIKUESET “KATAR 2022″/ Polonia merr vendimin, refuzon të luajë përballë Rusisë në “play-off”

Delo.autor

MILAN-SPARTA PRAGUE/ Pas një asisti “MAGJIK” nga Bennacer, Dalot mposht portierin kundërshtar (VIFEO)

Delo.autor

PUBLIKOHET LISA E ÇUDISHTME NË ITALI/ Ja lojtari me më shumë minuta në Seria A (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment