Futboll Sport

LEGJENDA E ARGJENTINËS/ Maradona ëndërron kualifikimin me Doritos, skuadra në gjysmëfinalet e play off (VIDEO)

Skuadra meksikane e Doritos, që luan në Ligën e Dytë dhe drejtohet nga legjenda Diego Armando Maradona, ëndërron kualifikimin për në Liguilla de Ascenso MX të kampionatit meksikan të futbollit. Legjenda argjentinase e futbollit e mori drejtimin e skuadrës kur ndodhej në zonat e ulta të renditjes dhe e mbylli sezonin e rregullt në vendin e shtatë, duke siguruar play off-in.

Ekipi i Doritos, në çerekfinale ka luajtur ndaj Mineros, në fushën e këtij të fundit ndeshjen e parë të play off-it, duke fituar 1-0 dhe ka siguruar të drejtën e kualifikimit për në gjysmëfinale. Një rezultat i jashtëzakonshëm ky i skuadrës së Maradonës, që nuk ishte në stol në këtë sfidë, pasi ishte i skualifikuar, pas kritikave ndaj gjyqtarëve.

Pas këtij triumfi, në dhomat e zhveshjes së Doritos ka nisur festa, me lojtarët që kënduan edhe për trajnerin e tyre, që po i udhëheq drejt kualifikimit drejt kampionatit elitar të kampionatit meksikan.

Related posts

VAZHDON ME SERINË E FITOREVE/ Bayern Munich mposht Freibueg dhe nis arratinë në krye

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Kumbulla sfidon Ajax-in, short i lehtë për Arsenal-in dhe “Djajtë e Kuq”. Ja përballjet…

Delo.autor

“DO T’I KËRKOJ MJEKUT TË EKIPIT TË MË BËJË FORMACIONIN”/ Inzaghi: Nuk kishim as fat ndaj Milanit

Delo.autor

Leave a Comment