Futboll Sport

ZBULOHET fjalimi i Messit në tunel që frymëzoi Dembelen të FITOJË ndeshjen

Lionel Messi ua mbajti një fjalim frymëzues bashkëlojtarëve të tij në tunel, para fillimit të pjesës së dytë në fitoren e vështirë të Barcelonës kundër Real Valladolidit të hënën në mbrëmje.

Pas një pjese të parë të dobët dhe me pak raste, Barçës i nevojitet njëfarë forme frymëzimi për ta gjetur rrugën e golit. Pikërisht këtë e bëri Messi, duke i nxitur e frymëzuar bashkëlojtarët para se të dilnin në fushë për pjesën e dytë, raporton Gazeta Express.

Ousmane Dembele e shënoi golin e vetëm në çastet e fundit në Camp Nou, i cili ia siguroi Barçës një fitore tejet të rëndësishme në garë për titull, duke e parë humbjen e liderit Atletico Madrid një ditë më parë.

“Të shkojmë përpara, duket ta shkelim gazin. Pa u çmendur fare, por duhet ta rrisim intensitetin. Nëse nuk e bëjmë, gjërat do të koklaviten. Të provojmë. Duhet të fitojmë patjetër. Thjesht një gol, na duhet vetëm një gol”, është dëgjuar Messi duke thënë në tunelin e Camp Nou para fillimit të pjesës së dytë.

Messi u pa duke folur me nervoz dhe duke bërë gjeste me duar, derisa bashkëlojtarët e tij e dëgjonin.

Ndërsa trajneri Ronald Koeman u pa në prapavijë.

Për më tepër, kjo fitore ishte e rëndësishme për faktin se Barcelona do të përballet me Real Madridin të shtunën dhe tani do të shkojë në atë takim duke qenë mbi rivalin e vet më të madhe në tabelën e La Ligës dhe vetëm një pikë larg kreut./Gazeta Express/

Related posts

INTER-MILAN/ 172 përplasje midis dy klubeve në Serie A. Ja statistikat…

Delo.autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Aston Villa-Liverpool. Rezultati 7-2

Delo.autor

AUTOGOLI I RRALLË/ Mbrojtësi SERB i Olimpiakosit BOMBARDON PORTËN (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment