Futboll Premier League Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Miliarderi suedez kembëngul për blerjen e Arsenalit, fut ”mik” tre legjenda të londinezëve

Sipas ‘’Football.london’’, Arsenali mund të ndërroje pronar, teksa miliarderi Daniel Ek ka shfaqur interesin për të blerë klubin londinez.

Numri një i gjigandit muzikor ‘’Spotify’’ shquhet si një tifoz i vjetër i Arsenalit dhe të premten nëpërmjet një statusi në ‘’Twitter’’ shprehu interesin e tij për të investuar tek topçinjtë.

Ndërkohë që dhe klubi nuk po kalon një moment të mirë, pas protestave të shumta të tifozëve ku kërkohej dorëheqja e presidentit aktual, familjes Kroenke. Gjithashtu raportohet se plani i Ek është i qartë ku pretendon të vendosë si aksionerë të klubit dhe tifozët e skuadrës, ndërsa për të arritur qëllimin e tij po përdor si ‘’agjentë’’ legjendat e Arsenalit, Henri, Viera dhe Berkamp. Sipas revistës ”Forbes” pasuria e Daniel Ek është 4.5 miliard dollarë.

Si duket miliarderi suedezi ka gjetur momentin e duhur për të bërë goditje, me klubin londinez i cili gjendet në presion të madh pas lajmeve për bashkimin e tyre në Super Ligë.

Related posts

ZYRTARE/ Ish-trajneri i Dortmund firmos në La Liga

F.autor

Superkupa e Spanjës ndizet pa nisur, SEVILLA i shpall “LUFTË” federatës

Isa.Autor

BONUSE DHE KLAUZOLË/ “Ngec” rinovimi i Paulo Dibalës me Juventuain

Delo.autor

Leave a Comment