Futboll Premier League Sport

“IDIOT M*TI”/ Solskjaer komenton sherrin brenda skuadrës: Jemi ekip që kërkojmë shumë nga njëri tjetri

Ditën e djeshme Mançester Junajtid nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 kundër Lidsit të Marselo Bielsës, ndeshje kjo ku ‘’djajtë’’ treguan një formë të dobët ku nuk munguan dhe incidentet brenda ekipit të Solskjaer.

Sipas asaj që raportohet, kapiteni Meguajër i është drejtuar mesfushorit Fred me fjalët ‘’Idiot m**i’’ dhe ky episod është kapur nga kamerat dhe bëri shumë bujë. Për të ulur gjakrat mendoi trajneri Solskjaer i cili në lidhje me incidentin u shpreh se skuadra kërkon shumë nga njëri tjetri.

‘’Ne kemi një grup që kërkojnë shumë njëri-tjetrin. Standardi është i lartë, si në stërvitje ashtu edhe në lojë.

Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të qenit një djalë i mirë, por ne kërkojmë përpjekje maksimale nga të gjithë’’, u shpreh tekniku norvegjez.

Related posts

I DASHURUAR ME CILËSITË E TIJ/ Pirlo hedh sytë nga mesfushori i PSG, projektohet shkëmbim me…

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Franca i falet Mbappesë, Portugalia bind pa Ronaldon, Belgjika bën detyrën

Delo.autor

LOJTARI I SHQIPËRISË NË KARANTINË/ Media pranë klubit holandez: Janë infektuar me COVID-19 dy shokët e tij të kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment