Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Mund të luajë në Champions sezonin e ardhshëm, klubi gjerman nis negociatat me lojtarin e Kombëtares…

E gjithë bota e futbollit është përfshirë në vorbullën që ka krijuar nisma e re e klubeve më të rëndësishme të Europës, të cilat po synojnë të ndërtojnë Super Ligën. Mirëpo, në Champions-in aktual, mund të shtohet një tjetër shqiptar sezonin e ardhshëm. Frankfurti, i renditur në vend të katërt në Gjermani, është vënë pas Klaus Gjasulës. Mediat gjermane bëjnë me dije se “Gladiatori” i Kombëtares është një ndër emrat që shihet me kujdes dhe për të cilin raportohet të kenë nisur negociatat për një mundësi transferimi në përfundim të këtij sezoni.

BISEDAT

Klaus Gjasula është nën kontratë me Hamburgun edhe për sezonin e ardhshëm, deri në verën e vitit 2022, skuadër e cila është ndër pretendentët për të siguruar një biletë në Bundesligën 1 për sezonin e ardhshëm. Mirëpo, pavarësisht rezultateve të këtij sezoni, për mesfushorin kuqezi duket se e ardhmja do të jetë elita e futbollit Gjermani dhe ndoshta ajo europiane. Së fundmi bëhet me dije se Frankfurti kërkon shërbimet e Gjasulës për edicionin e ardhshëm, si përforcim për vetë eksperiencën që ka. Për Gjasulën do të ishte sezoni i dytë në Bundesligë, pas atij me Paderbornin.

CHAMPIONS DHE E ARDHMJA

Europa është përfshirë në diskutimin kur klubet më të mëdha kanë nisur të vetorganizohen në një Super Ligë, që sfidon pikërisht Ligën e Kampioneve. Mirëpo, në rast se gjërat nuk ndryshojnë dhe Frankfurti ruan këtë ecuri në kampionat, transferimi te ky klub për 31-vjeçarin shqiptar do të ishte shans për të luajtur edhe në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm. Gjasula kaloi një dëmtim në fillim të këtij viti, por tanimë është rikthyer i gatshëm për finalen e sezonit. Hamburgu gjendet në vend të tretë me 51 pikë duke siguruar një biletë “play off” për ngjitjen në Bundesligën 1, një më pak sesa Grojtherfurti i vendit të dytë.

Related posts

U EKZEKUTUA ME 6 PLUMBA/ Shikoni momentin e sulmit ndaj tifozit serb të Partizanit të Beogradit (VIDEO)

Delo.autor

13 vite “agjërim” për Brondby-in, titullin në Danimarkë e fiton Midtjylland

Sadik.Autor

TRIUMFOJNË “KORÇARËT”/ Mensah dhe Jashanica likuidojnë Luftëtarin

Delo.autor

Leave a Comment