Futboll Seria A Sport

ZBULON NJË PRAPASKENË/ Lippi: Babai im urrente Juventus-in, kur fitova titullin Avokati më tha…

Marcello Lippi ka folur në podcast-in e Caterina Balivo-s, “Ricomincio dal NO”.

Ai ka zbuluar disa prapaskena interesante në lidhje me karrierën e tij të gjatë.

“Babai im urrente Juventus-in, ishte një socialist i vjetër që urrente pushtetin. Kur një lojtar kundërshtar i thyente këmbën një lojtari të Juventus-it dhe arbitri jepte penallti, ai thoshte: ‘Nuk është e vërtetë, nuk ishte penallti’”, ka thënë Lippi.

“Ishte një anti-juventin. Ka vdekur në ’91, kur kam shkuar tek Juventus në ’94, kam shkuar te varri i babait dhe i kam thënë: ‘Baba, bëj durim, por unë do të shkoj tek Juventus. Më qëndro afër, duhet takuptosh, por unë do të shkoj tek Juventus”.

Në lidhje me Avokatin Agnelli: “Ishte shumë i fortë, ishte fantastik. Ai nuk vinte as ta shikonte Juventus-in, shkonte të shikonte Inter-in, Milan-in. Kjo sepse kur shkova tek Juventus në 1994-ën ishin dhjetë vite që nuk fitonte titullin”, ka shtuar Lippi.

“Një ditë, Avokati kishte shkuar të shikonte Inter-in, i bënë një intervistë: ‘Si e shihni Juven?’. Në atë vit, Ferrari po shkonte keq, pak a shumë si tani, dhe ai tha: ‘Është më e lehtë që të fitojë Botërorin Ferrari se sa Juventus-i titullin”.

“Ne u shpallëm kampionë të Italisë. Në fund të vitit, Avokati ka ardhur të na përshëndesë dhe të festojë. Kur shkova ta takoja, ai më tha: ‘E shikoni atë zotëri atje? Është 99% meritë e tij që e kemi fituar kampionatin”.

Related posts

(FOTO) Sot luhet gjysmëfinalja e Kupës, Berisha sfidon Buffonin. Ja formacionet…

Q.Autor

U përfol për romancë me Ronaldon/ Modelja 28-vjeçare “peshkon” aktorin 45-vjeçar (FOTO)

Isa.Autor

E ARDHMJA E KAMPIONIT TË BOTËS/ PSG i dërgon mesazh Real Madridit, ja vendimi final

Delo.autor

Leave a Comment