Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Komisioni i Disiplinës fundos Flamurtarin, rrezikon zbritjen në Kategorinë e Dytë. Ja vendimet…

Komisioni i Disiplinës ka bërë publike pak minuta më parë të gjitha vendimet teksa të shumta kanë qenë dënimet, kryesisht në kategoritë e ulta. Ajo që vlen të theksohet është se Flamurtarit i janë zbritur 3 pikë, duke rrezikuar ndjeshëm zbritjen në Kategorinë e Dytë.

I vetmi dënim nga Superiorja është ai i futbollistit të Bylisit, Renato Spahiu me 2 ndeshje, ndërkohë që Disiplina nuk ka kursyer pezullimet për drejtuesit dhe lojtarët e Burrelit dhe Sopoti, pas incidenteve të ndodhura në ndeshje përkatëse.

VENDIMET E DISIPLINËS:

  1. Lojtari i KF Bylis, Renato Spahiu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Zyrtari i KF Burreli, Samuel Nikaj,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Zyrtari i KF Burreli, Klevis Gjoka,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i KF Burreli, Taulant Sefgjinaj,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. KF Sopoti, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive dhe mosgarantim të sigurisë së zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 24, 63/1/c, dhe 64/5 të KDS, dënohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve në fushë asnjanëse.
  6. Zyrtari i KF Sopoti, Besnik Kola,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Zyrtari i KF Sopoti, Andri Çota,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Shënkolli, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  9. Lojtari i Shënkolli, Kristjan Ceku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i KF Valbona, Bekim Berisha, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Lojtari i KF Devolli, Mateo Pere, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Football Republic U-19 B, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi B, kundër Ak.Shqiponjat 2017, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  13. KF Shkumbini U-19, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  14. Lojtari i FK Apolonia U-15, Petro Stopani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  15. Lojtari i Flamurtari FC U-15, Paulo Aliraj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Flamurtari FC, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 33, datë 03.10.2020 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 62/1/c të KDS, i zbriten 3 pikë nga klasifikimi dhe i jepet një afat prej 15 (pesëdhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
  17. Rrëzimin e kërkesës së Football Republic U-19, në lidhje me lojtarët: Leandro Teqja, Ervin Skeja, Madrid Marku, Frenki Shahaj, Jurgen Pervataj, Kristian Dhembi, Rudjon Plaku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  18. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Kukësi U-19, Fluturim Domi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Related posts

KURSI I PËRGATITËSVE ATLETIK/ De Biasi mesazh për Shqipërinë: Uroj që të bëni… (VIDEO)

Delo.autor

VUAJTI PROBLEMIN E…/ Rrëfehet Gjasula: U sulmova nga çdo cep, kam menduar të…

F.autor

MERR FUND SAGA NEYMAR/ Ylli brazilian vendos për të ardhmen tek…

Delo.autor

Leave a Comment