Futboll Kategoria Superiore Sport

SKANDAL NË LAÇ/ Ja momenti kur goditet trajneri i Partizanit në kokë dhe rrëzohet në fushë (VIDEO)

Një episod i paprecedentë është regjistruar në fundin e pjesës së parë, në ndeshjen mes Partizanit dhe Laçit, në stadiumin e këtyre te fundit.

Menjëherë pas përfundimit te pjesës së parë, nga tribuna qendrore në drejtim të pankinës së kuqe janë hedhur sende të forta.

Një prej tyre ka kapur në kokë zv.trajnerin e Partizanit, Ilir Bozhiqi, i cili është rrëzuar në tokë dhe menjëherë i vjen në ndihmë stafi mjekësor. Trajneri i portierëve, pasi mori ndihmën e parë, është larguar në dhomat e zhveshjes.

Situatë e tensionuar në Laç, teksa kujtojmë se vetëm pak minuta para se të fillonte ndeshja, disa persona të cilët ishin në tribunë kanë shpërthyer në ofendimet, duke detyruar presidentin e Laçit, Pashk Laskaj, të shkojë dhe të debatojë me ta, duke i kërkuar të qetësohen.

VIDEO

Related posts

ËSHTË DREJT ZYRTRIZIMIT ME NAPOLIN/ Pasaporta pengoi Inter dhe Juventus t’a merrnin që 17-vjeç

Delo.autor

“TË DASHURUAR”/ Xavi-Barça zgjasin “martesën”, por ka një kusht

F.autor

5 GOLA NË NDESHJE/ Sulmuesi shqiptar, më i miri në Skoci (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment