Futboll Premier League Sport

32 GOLA NË 37 NDESHJE/ Arsenal piketon pasuesin e Lacazette në Belgjikë. Ja sa kushton…

Arsenali mund të shpëtojë një sezon shumë të vështirë duke fituar Europa League, por klubi londinez ka bërë disa vlerësime sa i përket skuadrës, e cila mund të pësojë disa ndryshime.

Një nga këto mund të ketë të bëjë me sulmin: Topçinjtë, raporton voetbalbelgie.be, i kanë hedhur sytë te Paul Onuachu, sulmuesit nigerian i cili bëri përshtypje me fanellën e Genk: 32 gola dhe 3 asistime në 37 ndeshje, një performancë e jashtëzakonshme që gjithashtu rriti vlerësimin e tij.

Kartoni i 26 vjeçarit ka shkuar në 30 milion euro. Një shifër që Arsenal mund të investojë për të nënshkruar një lojtar më të ri se Aubameyang në Lacazette.

Related posts

PSG-Barcelona, nis sfida për mbrojtësin e Tottenham

Sadik.Autor

Legjenda angleze sulm POGBAS: Nuk bën as për të FSHIRË KËPUCËT, turp që…

Isa.Autor

BARAZIMI PA GOLA ME DORTMUND/ Griezmann kërkon kohë për t’u kuptuar në fushë me “Pleshtin” dhe Suarezin

Delo.autor

Leave a Comment