Futboll Sport

Nga hyrja ilegalisht në Gjermani, sot drejtor i Lazios/ Igli Tare rrëfen rrugën e suksesit

Igli Tare është një “ambasador” i Shqipërisë në Itali. Drejtori sportiv i Lazios përfaqëson suksesin e shqiptarëve jashtë vendit tonë.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisonin “Porta a Porta”, Tare ka kujtuar largimin e tij nga Shqipëria, duke u shprehur se kërkonte sukses diku tjetër në botë.

Rregullat e reja ndaj Messit: Kundërshtarëve s’u lejohet t’i bëjnë faull, s’ka as foto me ‘pleshtin’
“Unë nuk jam pjesë e atij brezi që erdhi direkt në Itali. Në 1992 shkova i pari në Gjermani, hyra ilegalisht dhe kërkova rrugën për sukses. Ardhja në Itali dhe të luaja këtu ka qenë gjithmonë ëndrra ime, të cilën e arrita me kalimin e kohës.

Ndihem mirë këtu dhe uroj të njëjtën gjë për vendin tim, që të kthehet një vend më i mirë. Për ata që janë si unë, larg nga populli dhe vendi, imazhi që japim jashtë është i rëndësishëm prandaj përpiqemi të bëjmë pjesën tonë.

Shpresojmë që njerëzit në Shqipëri të jenë përgjegjës, sepse ka pasur rritje në vitet e fundit dhe duhet të japim një sinjal të fortë në të gjithë botën”, tha Tare.

 

Related posts

NJË TELENOVELË NË JETËN REALE/ Gruaja paguan 1 milion euro për të vrarë ish-futbollistin e kombëtares (FOTO)

Delo.autor

NEXHEPI KTHEHET PAS NË KOHË/ Zgjedh golin më të bukur në karrierë. Shikoni silurën e ish-mesfushorit (VIDEO)

Delo.autor

YLLI BRAZILIAN DEKLAROI LARGIMIN NGA BRAZILI/ Rothen: Neymar po kalon një moment të keq, i mungon…

Delo.autor

Leave a Comment