Futboll Seria A Sport

ANALIZON SEZONIN E MILAN-IT/ Trajneri Pioli: “Bukuroshja e Fjetur” u kthye në shtëpinë e saj

Pas një mungese prej 7 vjetësh, Milani ishte më në fund në gjendje të festonte kthimin mes të mëdhenjve të Evropës, në Ligën e Kampionëve, me të cilin e ka lidhur pazgjidhshmërisht emrin e vet, falë triumfeve në gjatë dekadat e fundit.

Një kampionat që përfundoi me vendin e dytë, pas kampionit italian, Inter, i siguruar nga suksesi në fushën e Atalantës, javën e fundit. Stefano Pioli është një nga arkitektët e projektit, që po jep fryte, pas viteve në periferi të futbollit elitar. Për mikrofonat e “La Repubblica”, tekniku kuqezi foli me entuziasëm për qëllimin e arritur:

Bukuroshja e Fjetur do të zgjohet në shtëpinë e saj, në mes të klubeve më të mëdha. Para ndeshjes me Atalantën i pyeta djemtë: a doni akoma të luani me Rio Ave apo është koha për Manchester City, PSG, Bayern Munich? Pak e çuditshme që nënkampionët e Italisë janë vendosur në vazon e katërt. Sidoqoftë, ne duam të rritemi. Do të duhet të jetë viti i konfirmimit tonë”.

Gigio Donnarumma nuk do të rinovojë kontratën, që skadon dhe do të zëvendësohet nga Mike Maignan: “Një profesionist shembullor, i përqendruar në fushë. Pastaj, një negociatë mund të funksionojë ose jo. Ne kuptohemi dhe e falënderuam njëri-tjetrin, është një marrëdhënie e sinqertë. Unë e urova atë për Kampionatin Evropian”.

Në treg, Pioli shpreson ardhjen e një sulmuesi të katërt, që mund ta bëjë pothuajse 40-vjeçarin Ibrahimovic të marrë frymë: “Më vjen keq për dëmtimet e Mario Mandzukic, i zgjedhur për të alternuar me të, pa e ulur nivelin. Zlatan nuk do të jetë në gjendje t’i luajë të gjitha ndeshjet. Ai i di limitet e veta tashmë, marrëdhënia jonë është e sinqertë. Champions League është më pak e rëndë se Europa League të enjteve. Për atje na duhet një  sulmues i katërt”.

Milani braktisi projektin e Superligës pas anëtarësimit fillestar dhe polemikës së ashpër, që bëri që 9 nga 12 klubet themeluese të bënin një hap prapa: “Meritokracia është baza e sportit, por UEFA dhe FIFA duhet të pyesin veten pse klube të tilla të rëndësishme kanë menduar për ndarje. Kjo do të thotë që sistemi ka dështuar”.

20 penallti në favor të Milanit (rekord për një kampionat të vetëm në Serie A), por Pioli ‘këshillon’ dizenjatorin Rizzoli për menaxhimin e gjyqtarëve në VAR. “Polemikat mbi penalltitë? Nuk ndikojnë fare tek unë. Ne do të kishim merituar më shumë. VAR duhet të ketë më shumë angazhim, të ndërhyjë në rast të një gabimi të dukshëm nga gjyqtari. Duhet analizuar dinamika e aksionit, jo një kontakt në foto, sepse futbolli nuk është aspak statik. Unë gjithashtu i lejoj vetes disa këshilla për Nicola Rizzoli, të cilin e respektoj: arbitrat e VAR t’i alternojë në të dyja rolet për të përsosur të njëjtën mënyrë arbitrimi. Sot vendimet ndryshojnë vazhdimisht, shpesh ka pak simbiozë”.

Related posts

GABOI NË DERBI/ Lojtari SERB i Romës fajëson Strakoshën: E pashë që ishte…

Isa.Autor

FORMULA 1/ Ankth, festë, përsëri ankth. Shihni si e përjetuan mekanikët e Red Bull xhiron historike të Versttapen (VIDEO)

Delo.autor

GATI AFRIMI I BRAZILIANIT NË “SAN SIRO”/ Marotta arrin marrëveshjen me mbrojtësin e Manchester Cityt…

Delo.autor

Leave a Comment