Futboll Premier League Sport

“DO ISHA BËRË SHITËS 6 VITE MË PARË”/ Historia e portierit të Chelsea-t: Gjithçka ndryshoi kur…

Kur Eduard Mendi të zbresë sot në tapetin e “Dragaos”, në mendjen e portierit të Çelsit do të kalojnë emocione dhe mendime me shpejtësinë e dritës. Në vitin 2014, ai ishte duke lënë futbollin. I liruar nga skuadra e tij në kategorinë e tretë në Francë (Sherburg), ai kujton se si bombardonte menaxherin e tij nëse dikush ishte i interesuar për shërbimet e tij.

Merkatoja po mbyllej dhe agjenti nuk po u përgjigjej telefonatave të tij, sepse nuk donte që t’i thoshte që askush nuk e donte. Kujton se me të dashurën e tij, e cila priste fëmijën e parë, ata nuk kishin para për të paguar qiranë e një apartamenti në periferi të Le Havër, ndërsa ai stërvitej pa pagesë në akademinë e një klubi lokal. Ishte 23 vjeç, viti kur shumë futbollistë janë në kulmin e karrierës së tyre. Dhe kur një shok i ofroi mundësinë për t’u bërë menaxheri i dyqanit të tij të veshjeve, Mendi, i cili kishte qenë një student i shkëlqyer, kujton se sa pranë ishte pranimit të asaj oferte.

“Por nuk u dorëzova kurrë”, – kujton portieri që sot do të mbrojë portën e Çelsit. – Tetë ditë pasi shoku im më ofroi atë vend pune, unë mora një telefonatë nga Marseja që më ofronte shansin për të shkuar atje dhe bërë portierin e katërt. Ishte momenti kur gjërat ndryshuan”, thotë për “DailyMail” 29-vjeçari. Atij iu ofrua një kontrate 1-vjeçare amatori me rrogë minimale. Luajti disa ndeshje me rezervat, por mjaftueshëm për t’i rënë në sy Reimsit në Ligën e Dytë dhe në sezonin 2016-‘17 ishte portieri rezervë i tyre. Fati i buzëqeshi pas vetëm 5 minutash në ndeshjen e parë të sezonit kundër Amjësë. Portieri titullar i Reimsit, Johan Karraso, doli me karton të kuq. Mendi e zëvendësoi, luajti mirë dhe fitoi më shumë minuta. Sezonin e ardhshëm, u bë numri 1 i Reims. Nuk pësoi gol në 19 ndeshje nga 38 javë kampionat dhe klubi u ngjit në Ligën e Parë.

Luajti çdo ndeshje në elitë në sezonin e tij të parë atje dhe pastaj iu afrua Ren, ku Peter Çeh kishte luajtur përpara se të transferohej te Çelsi. Mendi debutoi edhe me kombëtaren e Senegalit. Dhe në fillim të sezonit, kur Kepa Arrizabalaga po vuante në portën e Çelsit, dy vite pasi erdhi nga Bilbao, Çelsi njoftoi se kishte paguar 22 milionë te Ren për Mendinë. “Nëse dikush do të më kishte thënë se një ditë do isha i papunë dhe pas pak vitesh do të luaja në finalen e Champions-it, nuk do t’u kisha besuar. Jam me shumë fat. Finalja është shpërblimi për punën e madhe. Ky është leksioni që dua t’i mësoj tim biri. Që të mos dorëzohet kurrë si babai i tij”.

Related posts

“RONALDO FAJTOR TEK GOLI I BARAZIMIT”/ Kapelo lëshon vrer: T’iu vijë turp për…

Delo.autor

“Shpërthen” Messi, shënon edhe golin e dytë ndaj Leganes

Sadik.Autor

E ARDHMJA E IBRËS NË PIKPYETJE/ Milan nuk qëndron “duarkryq”, 2 alternativa për ofensivën kuqezi

F.autor

Leave a Comment