Futboll La Liga Sport

BARAZIM PA GOLA/ Barcelona dhe Atletico ndajnë pikët, vazhdon mallkimi për madrilenët në “Camp Nou”

Është mbyllur në barazim pa gola ndeshja për titullin mes Barcelona-s dhe Atletico Madrid, e vlefshme për javën e 35-të të La Liga-s.

Colchoneros kryesojnë kampionatin me 77 pikë, dy më shumë se Barcelona, që ka parakaluar përkohësisht Real Madrid falë pikës së marrë ditën e sotme. Los Blancos mund të marrin kreun nëse fitojnë nesër kundër Sevilla-s.

Vazhdon mallkimi për Atletico-n, që nuk ka arritur të fitojë asnjë nga 14 transfertat e fundit të luajtura kundër Barccës në La Liga (4 barazime, 10 humbje), ecuria e tyre më e gjatë pa fitore larg shtëpisë kundër një rivali në kampionat.

Fitorja e fundit e marrë nga Atletico Madrid në Camp Nou në një ndeshje të kampionatit ka qenë në shkurtin e 2006-ës.

Related posts

TRONDITET MILANI/ Lojtari më i mirë i kuqezinjve rrezikon të HUMBASI sezonin për shkak se…

Isa.Autor

CONTE ËSHTË NJË MAKTH PËR LAZION/ Ja statistikat e duelit të Interit me kryeqytetasit

Delo.autor

Pogba me shokë i thurin këngë, Kante njeriu i momentit te Franca (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment