Futboll Seria A Sport

LAJM I MIRË PËR MILAN/ Rikuperimi i Ibrahimovic në rrugën e duhur, ja dita e rikthimit të yllit suedez…

Lajm i mirë për Milanin, Zlatan Ibrahimoviç ndihet mirë. Rikuperimi po shkon në mënyrën e duhur për gjigandin suedez pas dëmtimit të tij në kofshën e majtë, në ndeshjen ndaj Napolit, ku bomberi i Milanit shënoi dygolësh atë mbrëmje.

Ibra po vazhdon të punojë dhe sigurisht do të mbetet jashtë për dy ndeshjet e ardhshme, atë në Europa Ligë ndaj Sëlltikut dhe ndeshjen ndaj Sampdorias të dielën në mbrëmje.

Qëllimi i vërtetë është rikuperimi i sulmuesit suedez ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Europa Ligës, që Milani do t’a luajë në tokën Çeke ndaj Spartës së Pragës të enjten e 10 Dhjetorit, saktësisht 18 ditë pas dëmtimit në Napoli.

Por nëse kuqezinjtë do t’a kishin siguruar kualifikimin për në raundin tjetër më herët, Ibrahimovic nuk do të rrezikohej dhe rikthimi i tij padyshim do të shtyhej në ndeshjen tjetër, atë të vlefshme për javën e 11 të kampionatit, në shtëpi kundër Parmës të dielën e 13 dhjetorit. Kështu që Ibrahimoviç do të rikthehej në fushë 21 ditë pas dëmtimit të tij në “San Paolo”.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Sevilla. Rezultati 2-2

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Juventus-Inter nuk do të luhet ditën e nesërme, shtyhen 5 ndeshje të Serie A. Ja kur do të zhvillohen

Delo.autor

NË ITALI E BËJNË TË SIGURT/ Rivalët e Serisë A tejkalojnë Interin në garën për Dibalën

F.autor

Leave a Comment