Futboll Kategoria Superiore Sport

ÇËSHTJA E TRAJNERIT MBETET NË “AJËR”/ Ja zëvendësuesit e mundshëm të teknikut Sheh tek “bardheblutë”…

Tirana vazhdon që të mos konfirmojë trajnerin për sezonin e ri. Të shumtë janë ata që mendojnë se Orges Shehi duhet të vazhdojë punën.

Mësohet se presidenti Refik Halili e ka pyetur për merkaton. Nga ana tjetër konfirmim nuk ka. Trajnerit i mbaron kontrata deri në 31 maj, por ai ka oferta edhe në Kosovë.

Gjithashtu, te Tirana po qarkullojnë emra të tjerë trajnerësh. Dy janë më të rëndësishmit, Julian Ahmataj dhe Bledar Devolli. Dyshja mund të vishet sërish bardheblu.

Nga ana tjetër nuk është çudi të shihet ndonjë rikthim tjetër i madh nga viti i titullit, ndonëse Halili ka marrë kohë për t’u menduar.

Related posts

FITORJA NDAJ PARTIZANIT/ Presidenti Hasanbelliu: Fillimi i mbarë për Teutën, pres edhe më shumë

Delo.autor

Kroacia me tifoz special/ Sulmuesi i kombëtares uron ish-shokët e skuadrës: Suksese vëllezër

Isa.Autor

Lëkundet stoli i Mourinjos/ Manchester United ka gati zëvendësuesin e portugezit

Sadik.Autor

Leave a Comment