Futboll Seria A Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Mamaja e CR7, gjatë festimeve të titullit: Do të flas me të për ta kthyer këtu

Sporting Lisbona u kurorëzua kampion i Portugalisë të martën në mbrëmje, por mund të ketë më shumë lajme të mira për “Luanët”. Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të famshëm që ka dalë nga akademia e klubit në fjalë dhe nëna e tij, Dolores Aveiro, një tifoze e zjarrtë e Sporting, e bëri të qartë gjatë festimeve të titullit se ajo do të përpiqet ta kthejë të birin përsëri aty.

“Unë do të flas me të (Cristiano) për ta sjellë përsëri te Sporting”, – tha Dolores Aveiro nga ballkoni i saj, ndërsa po iu fliste tifozëve të kampionit të ri portugez, që kishin dalë në rrugë për të festuar.

36-vjeçarit i ka mbetur edhe një vit nga kontrata me Juventusin, por ka qenë i lidhur me një largim nga bardhezinjtë këtë vere. Sporting Lisbona, prej nga bëri kalimin e madh te Manchester United, shihet si një destinacion i mundshëm për ta mbyllur karrierën. Pikërisht aty ku e nisi futbollin profesionist, pranë familjes.

Related posts

20 VJEÇARI LUAJTI 3 MIQËSORE/ Lojtari i Anglisë fiton çmimin “Talenti Irlandez i Vitit”

Delo.autor

AGJENTI PUNON PËR TË MBYLLUR MARRËVESHJEN/ Vidal drejt skuadrës së njohur europiane

Delo.autor

PËSOI DËMTIMIN ME PORTUGALINË/ Dalin rezultatet e testeve mjekësore të CR7, ja ekipi që gëzohet

Delo.autor

Leave a Comment