Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Trajneri Shehi: Fitorja është armë e fortë për vazhdimësinë dhe prandaj duhet të…

Orges Shehi është i bindur se Tirana shkon në Europë nëse fiton ndeshjet e saj, por mund të marrë edhe titullin. Në një intervistë për “Panorama Sport”, numri një i stolit të kampionëve analizon skuadrën bardheblu dhe ndeshjen me Partizanin. Thotë që skuadra nuk duhet të ngarkohet nga fitorja me zor, por të luajë dhe të tregohet detajiste në fushën e lojës.

Shehi, jemi dy ditë larg derbit me Partizanin. Keni pengje për sfidën e parë që ju drejtuat dhe humbët?

Derbi dihet nga të gjithë se është një ndeshje që vendoset nga episodet. Edhe pse ndeshjen e parë që unë drejtova, mendoj se bëmë shumë mirë dhe meritonim të paktën një pikë, një gjë e tillë nuk ndodhi. I tillë është futbolli. Duhet t’u nënshtrohesh verdikteve që jep në fushën e lojës.

Çfarë ndryshon në këtë sfidë, e cila ju ngre apo ju ul në renditjen e kampionatit?

Në këtë ndeshje është ndryshe gjithçka. Jemi katër takime nga fundi. Është koha që të arrijmë objektivat, sepse është finishi. Duhet të marrim pikët e plota dhe kjo është shumë e rëndësishme. Nga ana psikologjike ne duhet të mos goditemi, sepse në lojë janë edhe tri javë kampionat. Fitorja është armë e fortë për vazhdimësinë dhe prandaj duhet të marrim pikët.

Si e keni parë ekipin këto dy ditë pas ndeshjes së fituar me Kastriotin?

Skuadra është e karikuar dhe kjo dihet. Në ndeshje të tilla për ne trajnerët është e lehtë, sepse derbi të karikon vetë. Nuk ka nevojë për shumë fjalë. Po punojmë më shumë në aspektin taktik dhe anën psikologjike. Thjesht skuadra është e autokarikuar, por duhet ta presim të qetë dhe sa më mirë këtë ndeshje.

Nuk e diskutojmë frikën, por cilës pikë të fortë i druheni te Partizani? Çfarë duhet të bëjë më mirë këtë herë Tirana?

Tirana ime nuk i druhet asnjë kundërshtari. Thjesht duhet të jemi të përqendruar. Të mos humbasim fokusin në momente të veçanta, sepse po ta shohësh ndeshjen e kaluar derbi, e humbëm nga episodet. Në këtë situatë duhet të jemi detajistë gjatë 90 minutave.

Mos ndoshta te Tirana ndeshjen derbi me Partizanin e marrin me më shumë presion?

Sigurisht që doza emocionale është keq, kur e kalon masën. Nuk duhet ta kesh në maksimum kur e kalon. Për  këtë duhet të përgatitemi. Ndoshta ngaqë derbi është detyrim për t’u fituar dhe kjo i vë nën presion të gjithë, me gjithë atë ngarkesë pastaj nuk shprehemi në fushën e lojës.

Një fitore në derbi çfarë do të thotë për ju dhe Tiranën në tri javët e mbetura?

Një fitore në derbi do të thotë se jemi shumë-shumë pranë objektivave.

Ama nëse ju merrni 12 pikë, mund të themi se mund të shpalleni kampionë?

Nëse i fitojmë këto ndeshje, sigurisht që sigurojmë minimalisht Europën. Fati ynë lidhet me rivalët. Kombinimi ekziston, por të shohim njëherë rivalët. E përsëris, në dorën tonë është që nëse i fitojmë katër ndeshjet, jemi në Europë.

Related posts

Verratti “TREMB” PSG/ Mesfushori italian shumë pranë gjigantit të Serie A!

Isa.Autor

PAGË STRATOSFERIKE/ Ja kërkesa e Kessie për rinovimin e kontratës me Milanin…

Delo.autor

Sot Skënderbeu-Laçi për Superkupën, FSHF zbulon arbitrin dhe “injoron” fituesit

Isa.Autor

Leave a Comment