Futboll Kupa e Shqipërisë Ndeshjet Live

LIVE/ Tirana-Laçi, Ka nisur sfida. Bardheblutë duan revansh

Është duke u luajtur në “Selman Stërmasi” sfida e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Laçit.  Të dyja skuadrat e kanë objektiv fitimin e këtij trofeu, pasi është rruga më e shkurtër për një vend në Europë.
Si Tirana ashtu edhe Laçi vijnë në këtë përballje pas barazimeve në kampionat. Ndërkohë për sa i përket Kupës, skuadra e Memës eliminoi në raundin paraardhës Flamurtarit, ndërsa kurbinasit Bylisin.

Sfida luhet me dyer të mbyllura, pra pa tifozë. Komisioni i Disiplinës ka mbyllur stadiumin për sjelljen e keqe të tifozëve në Kupën e Shqipërisë

LIVE| TIRANA-LAÇI 0-0

3′ Laçi fiton goditjen e parë nga këndi, pas një mosmarrveshje të Abibit me Hoxhallarin. Largojnë rrezikun futbollistët bardheblu.

1′ Ka nisur takimi në “Selman Stërmasi”, laçianët luajnë topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Abibi, Kërçiku, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Maveje, Karabeci, Hasani, Kobina, Greca, Ngo.
Trajner: Ardian Mema

Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Toro, Sefgjini, Eller, Lushkja, Jonuzi, Najdenov, Xhixha, Mane.
Trajner: Besnik Prenga

Related posts

RASTËSI APO PRESION I EKIPEVE? “EURO 2020” quajeni Kampionati Europian i autogolave

Delo.autor

Dynamo Kiev-Lazio, shënohet ky gol i rëndësishëm në Ukrainë

Q.Autor

COPA DEL REY/ Ylli Benzema shfrytëzon një top të mbetur në zonë dhe ndëshkon Athletic Bilbao (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment