Futboll Seria A Sport

DËSHTIMI NË CHAMPIONS/ Ronaldo e quan “ekip mediokër”, sa shumë dyshime për të ardhmen e CR7

Kundër Milanit ishte më i dobëti në fushë, të paktën sipas të gjitha analizave të kryera nga media italiane. Kristiano Ronaldo, tashmë 36-vjeçar, ndoshta mund të jetë me të drejtë i pakënaqur nga Juventusi, për mënyrën se si shërbehet, keq apo pak, por nga ana tjetër, fakti që në pjesën e parë të dielën në mbrëmje, nuk preku asnjë top në zonën kuqezi, do të thotë që edhe ai ka pasur shumë përgjegjësi në rezultatin që nxjerr “Zonjën e Vjetër” jashtë zonës Champions.

Dhe pa dyshim që pa arenën më të rëndësishme ndërkombëtare për klube, edhe e ardhmja e tij në Torino është shumë në dyshim. Sipas burimeve të “Gazzetta dello Sport”, Ronaldo duket i tërbuar nga loja që ai e ka quajtur mediokre kundër Milanit. Ndoshta duke parë lojën e bërë nga Juventusi, por edhe nga vetë asi portugez, këto fjalë të zgjedhur nga sulmuesi iberikas janë shumë të sakta. Por, tani ajo që përbën një çështje në Torino është se cila do të jetë e ardhmja e portugezit?

Dyshimet janë të shumta dhe pa Champions-in bëhen kanionike, ndonëse duke parë eksperiencën e tij të madhe dhe lidhjen e fortë që ka mbi të gjitha me presidentin Andrea Anjeli, tani problemet e Ronaldos janë dy: Të braktisë Juven në momentin e saj më të vështirë në këtë dekadë të fundit, duke u larguar si humbës apo së dyti të vazhdojë të tregojë lidhjen e tij të fortë me popullin bardhezi, por duke sakrifikuar disa prej sponsorëve, të cilët e kërkojnë me çdo kusht fytyrën dhe numrin e tij në fushat e Ligës së Kampioneve. Zgjedhja është pa dyshim shumë e rëndësishme, por se cila do të jetë zgjedhja finale, kjo do të kuptohet pas dy javësh…

Related posts

SUPERKUPA E EUROPËS/ Ramos përmbys Atleticon dhe kalon në epërsi Realin (VIDEO)

Isa.Autor

Bayern Munich trondit Juven, ofron 100 milionë për sulmesin argjentinas

Sadik.Autor

U PIKAS ME SHPEJTËSI 134 KM/H NË AUTOSTRADË/ Marcelo në telashe prej “timonit”, përfundon në gjykatë

Delo.autor

Leave a Comment