Futboll Sport

DO TË LUAJË NË SUPERIORE NË SEZONIN E ARDHSHËM/ Gjyla: Egnatia për Europë, më krahasonin me…

Egnatia do të luajë në Kategorinë Superiore sezonin 2021-2022. U bënë javë që e kanë siguruar matematikisht ngjitjen, por tashmë presin që të marrin edhe trofeun e Kategorisë së Parë.

Një ndër emrat që ka kontribuuar në ngjitjen e para 16 viteve është edhe Viktor Gjyla. Ai aktualisht luan për Tepelenën në Kategorinë e Dytë, por me shumë nostalgji kujton kohën kur mbronte ngjyrat e rrogozhinasve.

Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, 39-vjeçari është i bindur që ekipi i Gugash Maganit nuk do të jetë kalimtar në elitë, madje mund të garojë fare mirë edhe për zonën “Euro”.

Keni qenë pjesë e Egnatias kur u ngjit për para 16 vitesh në elitë. Si e kujtoni atë kohë?

Me shumë nostalgji. Kisha plot katër vite që aktivizohesha rregullisht dhe prisja aq shumë hapin e madh. Ishte si një ëndërr e realizuar. Kanë qenë momente të paharrueshme, që do mbeten gjatë në memorien time. Karriera është e bukur kur e kurorëzon me trofe e arritje në përgjithësi.

Cili është ndryshimi midis skuadrës së atëhershme dhe kësaj aktuale?

Ne në atë kohë e kishim shumë vështirë të konkurronim në Superiore, pasi kishte shumë skuadra cilësore e me traditë. Niveli ishte shumë i lartë. Ne kishim një sponsor si Ferdinand Ibrahimi që bëri investime të rëndësishme në futbollin rrogozhinas. Ndërsa tani kanë ndryshuar shumë gjëra.

As këtë vit investimi nuk po mungon, madje do të jetë edhe një stadium…

Më vjen mirë që është afruar një president serioz e ka nisur një projekt shumëvjeçar e ambicioz. Me bindje them se rrogozhinasit i kanë mundësitë të jenë dinjitozë në elitë si dhe pretendentë për zonën “Euro”. Kur ke financat e garantuara, gjithmonë sukseset janë të arritshme. Ndryshimet e bëra në pak kohë dhanë efektin e vet tek Egnatia. Uroj më të mirën për këdo në atë klub.

A duhet të ruhet grupi?

Bërthama e skuadrës duhet të ruhet, por sigurisht që duhen bërë edhe ndërhyrje me peshë në merkato. Superiorja ka tjetër marsh, ndaj duhet shtuar cilësia.

Keni një mesazh për tifozët e Egnatias, që edhe sot ju kujtojnë për kontributin e dhënë me fanellën jeshile?

Ata janë shumë të zjarrtë, por edhe befasues. E kanë ndjekur Egnatian në çdo stadium, pavarësisht kilometrave që u duhej të udhëtonin. Prej tyre mora dhe pseudonimin që më flasin edhe sot “David”, pasi më krahasonin me Devid Bekam.

Jeni 39 vjeç dhe vazhdoni të luani. Si po shkon aventura te Tepelena?

Ndihem komod te Tepelena. Synimi është që të jap një kontribut të çmuar te kjo skuadër, që, pse jo, të tentojë ngjitjen një kategori më lart. Gëzoj formë të mirë, pavarësisht moshës.

Related posts

“KY SUKSES MUND TË…”/ Ylli i Liverpoolit: Kjo është ndeshja që na dha titullin kampion në Premier

Delo.autor

SHKËNDIJA DHE PRISHTINA U SHPALLËN KAMPINË/ Klubi i Superiores: Shpresojmë t’ju kemi në stadium…

Delo.autor

Njihuni me Helgën, tifozen seksi që “marroset” pas yllit të Bayernit (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment