Futboll Seria A Sport

REBIC SI MOTOR NAFTE/ Rritja tek Milan-i i ndodh në fazën e dytë. Sulmuesi kroat zbulon hobin e çuditshëm

Ante Rebiç ka hasur vështirësi në dy sezonet e fundit te Milani, sidomos nëse marrim në konsideratë fazën e parë. Kroati ka treguar se i nevojitet pak kohë, ndonjëherë edhe për faje jo të tijat, të ndizet, por kur fillon të shënojë, është e vështirë ta ndalosh. Ndaj Torinos e tregoi këtë me një tripletë, e para si kuqezi.

Që nga transferimi i tij te Milani, 26-vjeçari ka shënuar 22 gola në Serinë A. Ajo që bie në sy është se 21 prej tyre kanë ardhur në fazën e dytë. Sulmuesi ka grumbulluar 32 prezenca me kuqezinjtë në këtë sezon.

Pesë herë ka luajtur në Ligën e Europës dhe dy në Kupën e Italisë, por në asnjërin nga këto kompeticione nuk ka arritur të shënojë. Suksesi ka ardhur në kampionat ku tashmë ndodhet në kuotën e 11 golave çka e bën edhe bomberin e dytë të skuadrës pas Zlatan Ibrahimoviçit.

LIDER VETMITAR – Që kur ka zbarkuar te kuqezinjtë, ka rënë në sy për përkushtimin e tij. “Është një profesionist shembullor”, thonë për Rebiçin shokët dhe trajnerët që kanë pasur mundësi të punojnë së bashku. Disiplinë pune që e ka ndihmuar të shpërthejë në Gjermani pas përvojave italiane te Fiorentina dhe Verona. Praktikisht nuk qesh kurrë, përveçse kur shënon pavarësisht se shpesh festimet e tij janë të karakterizuar nga përqafimet dhe serioziteti.

Hera e fundit që është parë në humor ka qenë në intervistë për “Sportweek” për të cilën, duke folur për kohëkalimin e preferuar, tregoi: “Më pëlqen të marr motorin dhe të shkoj aty ku nuk më shqetëson njeri. Po flas për kodrat e Imotskit, qyteti im në Kroaci. Së bashku me miqtë marrim për të ngrënë e ngjitemi nëpër pyje ku nuk ka as valë celulari. Është aq vend i izoluar saqë edhe nëse vdes, ka gjasa që mos të të gjejnë kurrë”.

Related posts

Guardiola i “fiksuar” pas Iscos/ Manchester City ka gati ofertën e majme për mesfushorin spanjoll

Sadik.Autor

REAL MADRID-CELTA VIGO/ Pas një KROSIMI nga Miguel, ylli Benzema ndëshkon për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

TËRMETI TRAGJIK/ Pogba poston flamurin KUQ E ZI: Lutuni për Shqipërinë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment