Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Gazeta spanjolle “AS” publikon lajmin: Ylli i Realit do të tërhiqet nga futbolli vitin tjetër

Gazeta spanjolle “AS” ka publikuar lajmin se sulmuesi uellsian Garet Bejl do të tërhiqet nga futbolli sezonin tjetër.

Pas një sezoni të dështuar tek skuadra e Totenhamit, Bejl do të rikthehet përsëri në Madrid teksa kontrata e uellsianit mbaron në verën tjetër. Gazeta spanjolle shkruan se fundi i kontratës me Real Madridin, do të jetë dhe fundi i karrierës për Garet Bejl, karriera e të cilit u kushtëzua nga dëmtime të shumta.

Sipas mediave në Angli, Belj stërvitet më një program të veçantë nga shokët e skuadrës, duke u stërvitur vetëm 3 ditë të javë, njëra nga të cilat është seancë shërimi.

Problemet e shumta fizike dhe prezenca e Kristiano Ronaldos tek Real Madrid kushtëzuan karrierën e një prej futbollistëve më të talentuar të të gjitha kohërave në futboll duke e detyruar që të tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 33 vjeçare. Pas lajmit të publikuar, nuk ka pasur ende një reagim zyrtarë nga kampi i sulmuesit uellsian.

Related posts

FLET PËR ISH-RIVALËT E TIJ TË LA LIGAS/ Ronaldo: Me De Jong dhe Griezmann, Barcelona është…

Delo.autor

JEP DISA PËRGJIGJE TË SINQERTA/ Andi Lila “pa doreza”: Ju tregoj lojtarin më të suksesshëm me femrat në Kombëtare

Delo.autor

“RONALDO DUHET TË PRESË”/ Fansja seksi e Juventus ka idhull legjendën bardhezi (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment