Sport Të tjera

KOMBËTARJA U-17/ Bulku provon humbjen e parë, kuqezinjtë pësojnë disfatë në “Niko Dovana”

Kombëtarja shqiptare e 17 vjeçarëve është mundur me rezultatin minimal 0-1 nga Bosnje Hercegovina në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Pas një barazimi 0-0 pak ditë më parë në “Elbasan Arena”, dy skuadrat luajtën një miqësore tjetër për të testuar lojatarët në prag të turneut eliminator që do të zhvillohet në nëntor të këtij viti.

Kuqezinjtë ja zhvilluan një ndeshje të mirë, por u ndëshkuan në minutat e fundit të takimit me një gol të boshnjakut Tabakoviç.

Kjo është ndeshja dytë e kuqezinjve nën drejtimin e trajnerit Ervin Bulku që pas marrjes së detyrës në janar të këtij viti nga ish-mesfushori kuqezi.

Kombëtarja U17 gjendet në grup me Italinë, Skocinë dhe Iralandën e Veriut në turneun që do të zhvillohet në shtëpinë e këtyre të fundit në muajin nëntor.

Related posts

LIVE/ Suedia me “ndihmën” e teknologjisë ndëshkon Koren e Jugut (VIDEO)

Sadik.Autor

KATAR 2022/ Portugalia përmbys me CR7 dhe triumfon ndaj Luksemburgut

Delo.autor

Karius bën sërisht gafë, ja përse u ble portieri brazilian Allison (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment