Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Pritej të merrte vendin e Pirlos, trajneri italian refuzon Juventus për klubin e madh…

Masimiliano Alegri pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Tekniku livornez prej dy vitesh është i papunë dhe po përgatitet për të filluar përsëri.

Prej kohësh në media flitet mbi një rikthim të mundshëm të Alegrit te Juventusi, pas formës së dobët nga këta të fundit në drejtimin e trajnerit aktual, Andrea Pirlo. Ky i fundit me shumë mundësi do të shkarkohet në fund të sezonit dhe si pasardhësi i tij shihej Alegri, por me shumë mundësi nuk do të ndodhë kështu.

Sipas asaj që raporton e përditshmja “Il Tirreno”, Alegri pritet të marrë drejtimin e Realit për sezonin tjetër. Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez nuk është i lumtur me Zinedin Zidanin dhe ka vendosur që në fund të sezonit ta shkarkojë nga drejtimi i skuadrës. Numri 1 i klubit spanjoll ka pasur kontakte pikërisht e Alegrin dhe thuhet se tekniku italian është shfaqur i gatshëm për këtë përvojë, duke refuzuar njëkohësisht Juventusin.

Related posts

E BUJSHME/ Sulmuesi i Kombëtares drejt La Liga, gati vizitat mjekësore dhe firma me ekipin e njohur

Delo.autor

Dëmtohet Marcelo. Ja nëse do të luajë kundër PSG apo jo

Q.Autor

“DIKUSH KA QENË I INFEKTUAR”/ Mesfushori Gomez: Atalanta-Valencia ka të bëjë me përhapjen e koronavirusit

Delo.autor

Leave a Comment